Ja ushqimet që duhet të konsumojmë për të luftuar të ftohtin

 Ja ushqimet që duhet të konsumojmë  për të luftuar të ftohtin

Foto ilustruese

Kur jashtë është ftohtë dhe nuk mund të arratiseni në ndonjë vend mitik tropikal zgjidhja mund të gjendet kudo, duke nisur nga ushqimi. Ushqimet na ndihmojnë të luftojmë të ftohtin, por mjafton të zgjedhim të duhurit, në gjendje për të duruar shock-un termik mes temperaturave të trupit dhe botës jashtë, duke na dhënë nxehtësi pa na rënduar aparatin tretës. Miqtë më të mirë kundër të ftohtit janë ato që përmbajnë vitamina A, B, C dhe E, pra frutat, bishtajoret, kosi dhe agrumet. Por mos u gënjeni nga miqtë false si alkooli, që të jep një ndjesi të mirë për momentin por që më pas ka një efekt boomerang.

Patatja

Është e pasur me karrotenoidë, që përmbajën vitaminën A, të mirat e së cilës janë zhvillimi i sistemit imunitar, me vetit e tij antioksiduese. Gjithashtu kanë shumë kripëra minerale, të nevojshëm për të luftuar stresin fizik që i nënshtrohet organizmi.

Hudhra dhe qepa

Nëse doni të rini ngrohtë, hiqni dorë nga fryma e freskët, që fatkeqësisht nuk ta jep as hudhra as qepa. Por nëse doni të gëzoni të vetitë e tyre antibiotike, që i përmban allicina, një substancë në gjendje të luftojë infeksionet bakteriale, duke vënë në veprim sistemin imunitar, bëni mirë ti përdorni qepën dhe hudhrën.

Xhinxhërfili

Aleat i fuqishëm si pastrues dhe detoksifikues natyral, xhinxhërfili rrit qarkullimin e ghakut duke favorizuar ngrohjen e organizmit dhe të jep një ngrohtësi të përgjithshme.

Kosi

Falë fermentuesve laktik që përmban, kosi të ndihmon të luftosh në mënyrë natyrale bakteret e pranishme në zorrët tretëse dhe të mban zgjuar dhe aktiv sistemin imunitar. Propozohet si një mbrojtës kundër agjentëve patogjenë me të cilët jemi në kontakt përditë, duke luftuar kështu mudnësinë e ndonjë virusi gripi për shkak të të ftohtit.

Bishtajoret

Ndoshta pak vetë e dinë se një nga simptomat e mugnesës së hekurit është dhe ndjesia e të ftohtit. Për këtë hani thjerrëza, fasule apo një supë të mirë me to, pasi është ideale për tu ngrohur falë sasisë së madhe të fibrave që përmbajnë.

Proteinat

Mishi, peshku dhe veza favorizojnë procesin e termogjenezës, prodhimit ët ngrohtësise duke nisur nga vetë organizmi, dhe stimulon metabolizmin. Përmbajnë dhe shumë hekur, që siç e thamë, është thelbësore për të mbajtur temperaturën e trupit.

Speci djegës

I pasur me vitaminë C, dhe të mbron nga infeksionet, të gjitha sëmundjet që nga i ftohti dhe shqetësimet kardiovaskulare. Speci i kuq djegës është një kurë falë vetive të saj antiinflamatore dhe antihistamine.

Agrumet

Portokallet, mandarinat, qitrot, limonët janë të pasura me vitamina, në veçanti me vitaminë C, që përveçse është një antioksidant, forcon sistemin imunitar. Të mirat e lëngut të limonit dhe ujit të ngrohtë në mëngjes rekomandohen nga vipat dhe nutricionistët. Më mirë ti përdorni edhe gjatë gjysmës së ditës.

Frutat e thata

Një grusht me bajame dhe arra është një kurë kundër dimrit. Bajamet përmbajnë vitaminë E, thelbësore për mbrojtjen imunitare dhe një antioksidant i fuqishëm që lufton efektin e radikaleve të lira. Arrat, përveçsë kanë acidet yndyrore kryesore, janë të pasura me zink, i çmuar për të parandaluar infeksionet dhe e rëndësishme për qelizat e sistemit imunitar.

Perimet e stinës

Spinaqi, brokoli, kungulli, karrota përmbajnë kripëra minerale dhe vitamina. Spinaqi në veçanti është një burim i mirë hekuri, acidi folik, vitamine C dhe karrotenoidë. Ideale do të ishte një supë që përmban perime, bishtaja dhe qepë.

Kërpudhat

Kërpudhat duhet të jenë pjesë e pjatës tuaj gjatë dimrit, sepse, siç thonë nutricionistët, ato posedojnë veti antivirale dhe antibakteriale, e të cilat i luftojnë infeksionet. Ato gjithashtu janë të pasura me vitaminë D dhe kjo ndihmon në forcimin e sistemit të imunitetit.

Djathi

Njëjtë sikurse vitamina C, edhe vitamina D është pjesë vitale e dietës së dimrit për shkak të përfitimeve që i sjell në mirëqenien mendore.Vitamina D është mënyra më efektive për t’i luftuar ndjenjat e këqija dhe depresionit, ndërsa djathi njihet si ushqim që i rritë nivelet e vitaminës D, bashkë me të verdhët e vezës, lëngun e portokallit, qumështin e sojës, salmonin, etj.Ushqime tjera të cilat duhet t’i konsumoni gjatë dimrit janë edhe bananet, kanellën, boronicat e egra dhe peshqit.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë