Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, përuruan sot funksionimin e aplikimit të Sistemit të Menaxhimit të Resurseve të Informatave.
Ky sistem zbatohet nga ICITAP-i i Departamentit të Drejtësisë i SHBA-se (USDOJ) dhe është financuar nga Ambasada e SHBA-së
Sipas KosovaPress, Jacobson tha se "ky sistem do të mundësojë zvogëlimin e korrupsionit, mbajtjen e të gjitha aspekteve të prokurimit dhe rekrutimit në sistem të centralizuar". "Shpresoj që ky sistem do të jetë jo vetëm nismëtar për MPB-në, por gjithashtu shërben si shembull për ministritë e tjera. Ne shpresojmë që ky sistem do të jetë mjaft transparent, do të përmirësojë efikasitetin dhe do të zvogëlojë korrupsionin, sepse është më transparent për të gjithë", tha Jacobson.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se "vendosja e këtij sistemi do të ndikoje në përdorimin me efikas të burimeve të informatave dhe ngritjen e përformancës së stafit dhe rrjedhimisht edhe në ofrimin me të mirë të shërbimeve për qytetarin". "Përmes këtij sistemi të avancuar për menaxhimin e burimit të informacionit bëhet integrimi dhe dixhitalizimi i të gjitha të dhënave duke ndikuar në rritjen e produktivitetit, përformancën, cilësinë dhe forcën e analizave si dhe duke rritur sigurinë e të dhënave", u shpreh Rexhepi.
Ky sistem me tri komponentë, mbështetet në burimet njerëzore, menaxhimin financiar dhe operacionet logjistike.
ATSH
/Shqiptarja.com