/ATSH-AFP/ - Mbetet ende shumë rrugë për të bërë para se Greqia të arrijë në një marrëveshje me kreditorët, konfirmoi sot zëdhënësi i ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schäuble, i cili do të marrë pjesë në mbrëmbje në takimin e ri për këtë çështje në Bruksel.
"Mund të ketë një zgjidhje, vetëm nëse ajo miratohet nga tre institucionet, Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar", deklaroi zëdhënësi Martin Jager.
"Kjo vlen veçanërisht për FMN-në", shtoi ai në një konferencë shtypi të qeverisë gjermane, ndërkohë që ky institucion është kritikuar për miratimin e një linje të ashpër në negociata."Qeveria greke hodhi sot poshtë një kundër-propozim të paraqitur nga kreditorët për Athinën duke përfshirë kryesisht kërkesat e FMN-së", theksoi një burim qeveritar grek.