Jahjaga: Anashkalimi i Kosovës
nuk i shërben paqes e stabilitetit
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, shpreh keqardhjen e saj për anulimin e Samitit në Ohër, të nismës për bashkëpunim rajonal, (SEECP), për shkak të mos respektimit të parimit të gjithëpërfshirjes dhe zgjerimit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, në një dkelaratë me shkrim, zëdhënësi i saj, Arbër Vllahiu.
Kosovë - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, shpreh keqardhjen e saj për anulimin e Samitit në Ohër, të nismës për bashkëpunim rajonal, (SEECP), për shkak të mos respektimit të parimit të gjithëpërfshirjes dhe zgjerimit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, në një dkelaratë me shkrim, zëdhënësi i saj, Arbër Vllahiu.
”Mosftesa për Republikën e Kosovës në një Samit rajonal, nuk shihet si kontribut i të arriturave të deritashme në rajon dhe bashkëpunimit të ndërtuar me përkushtim për më shumë se një dekadë. Anashkalimi i Republikës së Kosovës nga nismat rajonale nuk i kontribuon marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit si dhe procesit të integrimeve evropiane”, ka cituar Jahjagën Vllahiu.
Komentet vijnë një ditë pasi që presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, anuloi mbajtjen e samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, i paraparë të mbahej në Ohër, këtë fundjavë.
Ai theksoi se ky anulim u bë për shkak të mospjesëmarrjes së konfirmuar të disa presidentëve në samit.
Kosova nuk ka qenë e ftuar të marrë pjesë në samit, dhe presidnetët që kanë refuzuar pjesëmarrjne kanë dhënë indikacione se Kosova është shkak.
Ndërkohë, në deklaratën e Vllahiut, thuhet se ”marrëdhëniet ndërmjet shteteve ndërtohen në mirëbesim dhe respektim të ndërsjellë dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet ta ndihmojnë njëra-tjetrën në proceset e integrimeve duke shtrirë dorën e bashkëpunimit”.
”Republika e Kosovës është e përkushtuar që të vazhdojë ndërtimin e marrëdhënieve me secilin shtet veç e veç në rajonin e Ballkanit dhe të promovojë paqen, stabilitetin dhe sigurinë si shtet sovran dhe i pavarur”, ka thënë Vllahiu, duke shtuar:
”E përshëndesim qëndrimin parimor të vendeve që refuzuan të marrin pjesë në Samit, në të cilin nuk është e ftuar Kosova, sepse përjashtimi i saj nuk mund të konceptohet se është në frymën e zgjerimit dhe të bashkëpunimit. Përfshirja e Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtare ndihmon në ruajtjen e vlerave të përgjithshme të bashkëpunimit dhe siguron edhe të ardhmen e rajonit në BE”.
Në deklaratë thuhet se Republika e Kosovës do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie të mira me Republikën e Maqedonisë, si dy shtete fqinje që kanë treguar shembull të bashkëpunimit në të gjitha fushat.
”Gjithsesi se Republika e Kosovës do të përkushtohet për të qenë promotor i fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet e rajonit të Ballkanit dhe të jap kontributin e saj në proceset nëpër të cilat po kalon ky rajon. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në integrimet evropiane dhe këtë të ardhme duhet ta ndërtojmë të gjithë së bashku, në mënyrë të barabartë dhe me respektim të ndërsjellë”, ka thënë Vllahiu.
Marrë nga RTK
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
89.5%
-
Jo
5.8%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 621
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ I dha të drejtë SPAK e GJKKO për masën 'arrest shtëpie', Berisha sulmon Gjykatën Kushtetuese: Merr urdhra nga Rama
18 Janar, 12:54
-
Rrëfimi: Si na shpëtoi Hysni Kapo, mua dhe mamanë nga ekzekutimi
18 Janar, 12:50
-
Eduard Zaloshnja: Nga 1.8 milionë zgjedhës në emigracion, vetëm 240 mijë ndoshta do të votojnë
18 Janar, 12:47
-
“Kur po vizitoja Mehmetin pas mbledhjes së Byrosë dhe atij i shërbyen kafe e fruta, u detyrova të flas në frëngjisht sepse…” - Dëshmia e mjekut personal të ish-kryeministrit
18 Janar, 12:42
-
KQZ ndalon ambasadorin shqiptar të shkojë tek ceremonia e inaugurimit të Trump
18 Janar, 12:22
-
Përmbytja nga HEC i Sasajt, banorët: I dhamë firmën por s'ua kemi borxh! Duam dëmshpërblim, i gjithë mundi i Greqisë shkoi kot
18 Janar, 12:20
-
Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e ‘5 Majit’: I vendosur t’i çoj punët deri në fund
18 Janar, 12:02
-
Lezhë/ 37 vjeçari kërcënon me hanxhar policët, shkuan ta arrestonin se dhunoi prindërit (EMRI)
18 Janar, 11:59
-
'Këtu u bë liqen menjëherë'/ Dëshmia e banorëve të Bunecit të përmbytur nga HEC Sasaj: Për dy minuta u mbyt dynjaja, shpëtuam kokën se do na kishte zënë brenda
18 Janar, 11:52
-
2 muaj nga vrasja e Martin Canit, babai: Heshtja vret më shumë! Nuk ishte grup kriminal, mund të zbardhej për 3 ditë
18 Janar, 11:39
-
EKSKLUZIVE/ Pamjet me dron, dëmet nga përmbytjet e HEC Sasaj në Bunec! Banorët: Për 1 minutë mund të na kishte zënë brenda, na u bë gjëma (VIDEO)
18 Janar, 11:26
-
Turku i dënuar me 15 vite burg tenton të hyjë në Shqipëri, arrestohet në Morinë! Ishte në kërkim ndërkombëtar (EMRI)
18 Janar, 11:08