/ATSH/.- Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takim delegacionin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, të udhëhequr nga kryetari i Komisionit,Prenk Gjetaj.
Gjetaj e informoi Jahjagën për punën e Komisionit dhe sfidat me të cilat përballet ky Komision në gjetjen e 1652 personave, që ende janë të zhdukur.
Ai gjithashtu theksoi vështirësitë me të cilat po përballen në mungesë të bashkëpunimit nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Serbisë, njofton zyra e Presidencës. Presidentja Jahjaga theksoi se çështja e të pagjeturve është plaga më e rëndë e pasluftës në Kosovë e cila kërkon angazhim më të madh të të gjitha palëve për t'u përmbyllur sa më parë. Ajo theksoi se çështjen e të zhdukurve vazhdon ta adresojë në çdo nivel ndërkombëtar./KosovaPress/
/Shqiptarja.com