Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka dënuar ashpër protestën e opozitës të cilët gjatë ditës së sotme kanë hedhur gaz lotësjellës në seancën e Kuvendit.

Jahjaga theksoi se këto veprime të deputetëve të opozitës janë në kundërshtim me praktikat demokratike dhe dëmtojnë rëndë imazhin e vendit.

Në një deklaratë për mediat Jahjaga i ka bërë thirrje deputetëve të kuvendit të Kosovës të distancohen nga aktet e dhunës dhe të respektojnë institucionet.
 
Mospajtimet konceptuale dhe politike duhet të diskutohen me forcën e argumentit dhe kulturës parlamentare, jo me aktet e dhunës të cilat bien ndesh me parimet demokratike. Qytetarët e Kosovës presin nga të zgjedhurit e tyre, si në pozitë dhe në opozitë, që të avancojnë proceset e konsolidimit të Republikës së Kosovës, e jo t’i shndërrojnë ata në spektatorë të tensioneve, krizave dhe bllokadave të vazhdueshme që pengojnë përparimin e Kosovës dhe rrezikojnë mirëqenien e qytetarit”, u shpreh Jahjaga.
 
Kuvendi i Kosovës u bë sërish një arenë beteje mes deputetëve të qeverisë dhe të opozitës. Deputetët e opozitës përvec bilbilave përdorën dhe hodhën në Kuvend edhe gaz lotsjellës.

 
Redaskia Online
(o.m/shqiptarja.com)