TIRANE - Arkeologu i shquar kroat Aleksandër Stipçeviç është vlerësuar së bashku me intelektualë të shquar shqiptarë e të huaj në Kosovë. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dje ka dekoruar me medalje presidenciale kontribuuesit nga Kosova e vende të ndryshme në arsim, shkencë, kulturë, ekonomi dhe sporte.
Me rastin e përvjetorit të shtatë të Pavarësisë së Kosovës, Jahjaga ka dekoruar personalitete të fushave të ndryshme me Medaljen Presidenciale të Meritave. Sipas një njoftimi nga zyra e presidentes, janë dekoruar disa personalitete të shquara. Ata janë kompozitori Mark Kaçinari, piktori i njohur me origjinë shqiptare Omer Kaleshi, kompozitori Akil Kocci, regjisori Agron Boriçi, gazetarja Anna Di Leillo dhe arkeologu dhe ilirologu I shquar, Aleksandër Stipçeviç.
/Shqiptarja.com