Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga i ka shkruar një letër përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, njëherësh zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, baroneshës Catherine Ashton, në të cilën ka kërkuar mbikëqyrjen e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit në Kosovë.
“Siç e dini, unë kam shpallur mbajtjen e zgjedhjeve komunale më 3 nëntor 2013 në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Si presidente e vendit, jam plotësisht e përkushtuar t’i ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm që të sigurojmë zgjedhje të lira dhe të drejta në Kosovë, që do të rezultojnë me zgjedhjen e përfaqësuesve legjitimë për të përfaqësuar interesat e qytetarëve të Kosovës dhe t’i adresojnë brengat e tyre.
Andaj, e ftoj Shkëlqesinë tuaj të dërgojë një mision të BE-së për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve. Mirëpres mundësinë që t’i akomodoj mbikëqyrësit e BE-së në Kosovë gjatë vjeshtës”, thuhet pos tjerash në këtë letër.
Marrë nga Koha Ditore
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com