Jahjaga: Mos ikni më nga Kosova
si të përvuajturit 15 vjet më parë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga shprehu brengën e saj për migrimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. "Shpreh brengën time të thellë me ato pamje të të rinjve tanë të vendosur në kampe refugjatësh, pa asnjë shpresë për të fituar një perspektivë të re", tha Jahjaga.
PRISHTINË - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga shprehu brengën e saj për migrimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
"Më lejoni që prej këtu sot të shpreh brengën time të thellë, po aq sa edhe brengën e secilit qytetar të Kosovës, për largimin e rinjve tanë nga vendi drejt një të ardhmeje jo fort të qartë. Shpreh brengën time të thellë me ato pamje të të rinjve tanë të vendosur në kampe refugjatësh, pa asnjë shpresë për të fituar një perspektivë të re", tha Jahjaga, transmeton "Koha Ditore".
Presidentja tha se "rruga e ikjes ka përfunduar për ne, për njerëzit e përvuajtur të Kosovës, që këtu e 15 vjet më parë qenë dëbuar me dhunë. E kuptoj drejt vështirësinë e jetës dhe dëshpërimin e secilit prej atyre që ka marrë këtë rrugë, por rruga e frikës, ikjes dhe dëbimeve nuk përsëritet më".
"Kosova nuk është më vatër e krizës, por një shtet i pranuar ndërkombëtarisht, që respekton normat, ligjet dhe konventat ndërkombëtare. Kosova është shtet që po kërkon mënyra për t’u zhvilluar dhe përparuar, për të hapur vende të reja pune, që do të pamundësojnë kërkimin e një jete të re, përtej kufijve tanë", citon REL presidenten Jahjaga.
"Guximi ynë për t’u përballur me vështirësitë sot do të ndryshojë jetën tonë dhe do të ndihmojë në zhvillimin e shtetit tonë. Dhe guximi për të ndryshuar dhe përparuar të sotmen do të përshpejtojë rrugën e integrimeve tona evropiane, që nuk mund dhe nuk duhet të rrezikohet nga asgjë", tha presidentja.
Këto deklarata Jahjaga i bëri në shënimin e Ditës së Drejtësisë, ku ndër tjerash tha se "tre vjet më parë Kosova fitoi një ndër betejat më të rëndësishme në fushën e së drejtës ndërkombëtare si verdikt shpalljes së pavarësisë, shtet ndërtimit, subjektivitetit ndërkombëtar dhe integritetit territorial të vendit, duke dëshmuar se vullneti dhe vlerat mbi të cilat kemi formuar shtetin ishin të drejta dhe mishërojnë vullnetin dhe vlerat e demokracisë botërore".
"Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është verdikti i drejtë që njohu përpjekjet e popullit për liri dhe pavarësi, që i dha Kosovës shansin e rikthimit në familjen evropiane dhe që vendosi paqen dhe sigurinë në gjithë rajonin e Ballkanit".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4374
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29