Jahjaga në Gjermani: Progresi
në Kosovë, i jashtëzakonshëm
Progresi në Kosovë ka qenë i jashtëzakonshëm, tha Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, sot në një fjalim në Marshall Center në Gjermani. Ajo cilesoi se, ne jemi të vetëdijshëm se më shumë duhet bërë që ta transformojmë Kosovën në një vend të cilin të gjithë e aspirojmë.
Progresi në Kosovë ka qenë i jashtëzakonshëm, tha Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, sot në një fjalim në Marshall Center në Gjermani. Ajo cilesoi se, ne jemi të vetëdijshëm se më shumë duhet bërë që ta transformojmë Kosovën në një vend të cilin të gjithë e aspirojmë.
“Politikisht, ne kemi bërë një hap gjigand përpara, por na nevojitet edhe një shtytje për t’u siguruar se investimi në ndërtim të paqes dhe stabilitetit në 20 vitet e kaluara është i pakthyeshëm”, u shpreh Jahjaga.
Po ashtu, Presidentja e Kosovës, Jahjaga tha “Angazhimi aktiv i aleatëve tanë në këtë fazë të ardhshme mbetet esencial për paqen dhe stabilitetin ne Ballkan. Ka akoma punë të papërfunduar dhe duhet të sigurohemi se sukseset e viteve të kaluara do të vazhdohen”.
“Kosova, ka pasur shumë miq në këtë rrugëtim të suksesshëm të shtetndërtimit dhe kjo punë e jona e përbashkët ka ndryshuar drejtimin e historisë së Ballkanit. Vetëm 15 vjet më parë Kosova ishte zonë lufte. Sot, Kosova është një burim i paqes dhe stabilitetit dhe kjo duke iu falënderuar vullnetit të pathyer të popullit të Kosovës dhe partnerëve tanë për të jetuar në liri dhe demokraci”, tha Presidentja Jagjaga.
Ajo shprehu kënaqësi që kthehej në Marshall Center si një ish-studente e kësaj qendre dhe si Presidente e Republikës së Kosovës.“Dua të shpreh falënderimin tim kësaj qendre dhe lidershipit vizionar të qendrës për mbështetjen gjatë dekadave dhe ndihmën e dhënë për ndërtimin e themeleve të shtetit tonë të ri”, tha Presidentja e Kosovës, Jahjaga.
Marr nga ATSH
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
39.7%
-
Opozitës
9.7%
-
Qytetarëve
50.6%
Vota total: 5195
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Institucionet qendrore rrisin borxhet, shkojnë 3.5 mld lekë! Ministria e Infrastrukturës kërkon fond t’i shlyejë
5 Gusht, 15:59
-
Kryeministrja e Bangladeshit Sheikh Hasina Wazed jep dorëheqjen! Shkak trazirat dhe kaosi që 'zaptuan' vendin
5 Gusht, 15:59
-
Paris 2024/ Shkruhet historia, ekipi i refugjatëve siguron medaljen e parë
5 Gusht, 15:51
-
Zjarr në kodrat e fshatit Valas në Cërrik, shkrumbohen nga flakët sipërfaqe me ullinj (VIDEO)
5 Gusht, 15:46
-
Jakin Marena: Aleanca e opozitës me Athinën u mund nga Rama, mesazhi i Himarës
5 Gusht, 15:45
-
Ushqimet me vitaminë A, pse janë jetike për mbrojtjen e syve
5 Gusht, 15:39
-
Fede Chiesa 'në modë', Inter dhe Roma në garë për yllin e Juventusit
5 Gusht, 15:36
-
Aksident në aksin Elbasan- Peqin, trajleri humb kontrollin dhe del nga rruga
5 Gusht, 15:26
-
Identifikimi i kodeve të SkyECC për të cilën u arrestua ish kryeprokurori i Vlorës, Zarka/ SPAK dërgon letërporosi drejt Belgjikës dhe Francës
5 Gusht, 15:17
-
Jose Mourinho i bën kërkesën e bujshme Fenerbahces, do yllin e Barcelonës
5 Gusht, 15:15
-
Wolves i kthehet ëndrrës së vjeter, Chelsea i vendos çmimin Brojës! Shqiptari do Milanin
5 Gusht, 15:11
-
Kosovë/ Aksion policor në objektet e Postës së Serbisë në veri
5 Gusht, 15:08