Opozita kosovare nuk tërhiqet nga bllokimi që po bën në Kuvend pa u shfuqizuar dy marrëveshjet, ajo e bashkësisë së komunave me shumicë serbe si dhe marrëveshje me malin e Zi për kufirin. Megjithatë kryetari i Kuvendit, kadri Veseli ka paralajmëruar se në seancën e radhës do të zbatojë me përpikmëri rregulloren, e sidomos pikën 44 të kësaj rregulloreje e cila thekson se deputetët që pengojnë seancën mund të nxirren me forcë nga salla.
Duke parë këtë situatë, presidentja kosovare Atifete jahjaga Ka shprehur gadishmërinë për të ulur partitë në një tryezë bisedimesh, e ku mund të gjendet një zgjidhje.
“Unë do ushtroj obligimet e mija kushtetuese dhe do përpiqem që të lehtësoj dialogun politik dhe tanimë jam në shqyrtim e sipër të të gjitha opsioneve të mundshme konform obligimeve të mija kushtetuese dhe konform rolit kushtetues të presidentit të vendit”, është shprehur presidentja Jahjaga.
Glauk Konjufca nga Vetëvendosja ka thënë se nëse qeveria këmbëngul se dy marrëveshjet nuk mund të ndryshohen, ahëthere opozita nuk merr pjesë në këto bisedime.
“Thirrja për debat dhe thirrja për diskutim bëhet prej pozitës që marrëveshjeve të mos u hiqet asnjë presje atëherë ne nuk kemi se çfarë kërkojmë aty”, thotë ai.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com