Jahjaga: Nikoliç s’kupton realitetin
s’ka forcë ta shohë Kosovën si shtetet

Jahjaga: Nikoliç s’kupton realitetin<br />s’ka forcë ta shohë Kosovën si shtetet
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka reaguar për sjelljen e Presidentit të Serbisë Timoslav Nikoliç. Jahjaga në një deklaratë për mediat shprehet se Nikoliç nuk e kupton realitetin dhe se ai nuk ka forcë të shohë Kosovën njëlloj si gjithë shtetet e tjera.
 
Deklarata e plotë e Presidentes Atifete Jahjaga
Nuk është hera e parë që presidenti serb Tomisllav Nikoliç bën akuza ndaj Kosovës apo proteston ndaj fjalimeve të presidentes Atifete Jahjaga në forume rajonale dhe ndërkombëtare, ku Republika e Kosovës është pjesëmarrëse e barabartë me Republikën e Serbisë. Ngjashëm edhe gjatë procesit të Bërdos, që u mbajt në Budva, presidenti serb, duke reaguar në fjalimin e Presidentes së Kosovës, gjatë të cilit ajo foli për bashkëpunimin ndërshtetëror në aspektin ekonomik dhe të sigurisë dhe shembullin e mirë që Republika e Kosovës si shteti më i ri në rajon po jep në këtë aspekt, ka lansuar një sërë sulmesh dhe akuzash ndaj Kosovësdhe presidentes Jahjaga, sidomos për incidentet në Kumanovë.
 
Presidentja Jahjaga para të gjithë të pranishmëve e ka “falënderuar” presidentin Nikoliç për “brengën e tij”, dhe në vazhdim ka sqaruar se tashmë me presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov kanë diskutuar për këtë çështje, duke e shprehur pozicionin e Republikës së Kosovës rreth zhvillimeve në Maqedoni dhe bashkëpunimin ndërshtetëror mes dy vende në fushën e sigurisë për të ndihmuar me procesin e hetimeve. Duke u ndërlidhur me çështjen e terrorizmit, Presidentja ka përmendur rastin e qytetarit të Serbisë që është arrestuar në posedim të 14 kilogramëve eksploziv ushtarak në prag të festave të fundvitit, në qendër të Prishtinës, dhe dështimin e Republikës së Serbisë për të sqaruar incidentin apo për të bashkëpunuar me institucionet e Republikës së Kosovës.
 
I indinjuar me faktet e hedhura para tij dhe me trajtimin e barabartë dhe serioz që po i bëhet Republikës së Kosovës në çdo forum rajonal dhe ndërkombëtar,presidenti Nikoliq iu kthye retorikës së  tij tashmë të njohur, duke e shkaktuar një situatë paradoksale. Derisa ai fliste për Kosovën si shtet që nuk ekzistuaka dhe problemin që ai kishte me presidenten Jahjaga për përfaqësimin e Republikës së Kosovës gjithandej, presidentja Jahjaga ishte e ulur përreth tryezës me të gjithë homologët e saj nga rajoni dhe presidentin austriak Fischer, të gjitha këto shtete që njohin pavarësinë e Kosovës, për të diskutuar për bashkëpunimin rajonal që me plane strategjike të bëhen pjesë e hartës infrastrukturore dhe energjetike të Bashkimit Evropian, përfundon deklarata.

 
 Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji