PRISHTINË- Presidentja Atifete Jahjaga ka filluar sot raundin e pestë të takimeve me liderët e partive politike parlamentare të Kosovës, në kuadër të procesit të lehtësimit të diskutimeve dejt krijimit të institucioneve të zgjedhjeve të para katër muajve.
Sot, e para në takim është PDK, e përfaqësuar nga kryetari Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e Hajredin Kuçi, ndërsa priten edhe takime të tjera gjatë pasdites.
Pas takimeve në 2 tetor, Jahjaga theksonte se "liderët politikë duhet të ofrojnë propozimet dhe sugjerimet e tyre për gjetjen e zgjidhjes, konform kuadrit kushtetues, që në rast të përafrimit të tyre do të ndihmonte edhe në mbajtjen e një takimi të përbashkët ndërmjet tyre"./ATSH/