Jahjaga takon ambasadoret e BE:
Nuk lejojmë zgjedhje serbe në Kosovë

Jahjaga takon ambasadoret e BE:<br />Nuk lejojmë zgjedhje serbe në Kosovë
KOSOVE-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e vendeve të BE si dhe përfaqësuesin e posacëm të BE në PRishtinë, Samuel Zhbogar. Në këtë takim Jahjaga bëri të qartë se institucionet e Kosovës janë kundër mbajtjes së çfarëdolloj zgjedhjesh të një shteti tjetër në territorin e Republikës së Kosovës sepse ato shkelin sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.

Ndërkaq Jahjaga theksoi se Prishtina njeh të drejtën ndërkombëtare për shtetasit me shtetësi të dyfishtë dhe janë të gatshme të respektojnë konventat ndërkombëtare.

Duke u ndalur në procesin e liberalizimit të vizave Presidentja e Kosovës ka deklaruar se pret marrjen sa më shpejtë të udhërrëfyesit, të bazuar mbi parimet dhe kriteret e ngjashme me të gjitha vendet e tjera të rajonit si dhe në përputhje me politikat e zgjerimit të BE-së. Jahjaga i informoi ambasadorët për krijimin e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, si një mekanizëm gjithëpërfshirës, nën udhëheqjen e saj, dhe tha se kjo nismë tregon seriozitetin drejt përmbushjes së vizionit evropian për Kosovën.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për Kosovën, Samuel Zhbogar, vlerësoi mjaft të rëndësishëm themelimin e këtij Këshilli për ndërtimin e konsensusit shoqëror në procesin e integrimit evropian të Kosovës, reformave konkrete për plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave dhe studimin e fizibilitetit.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore