Jahni Shkodre me kumbulla të thata
Përbërësit:
- 4 racione mish viçi
- 4 qepë të thata
- 1 lgj narden kumbullash
- 10 kumbulla të thata
- 2-3 thelpinj hudhër
- 1 lgj salcë domate
- 1 lugë kafeje sheqer
- 2-3 gjethe dafine
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
- Uthull molle
Përgatitja:
Pasi e kemi ndarë mishin në racione e kaurdisim së bashku me qepët e grirë hollë. Shtojmë nardenin e kumbullës dhe kumbullat e thata dhe vijojmë kaurdisjen për pak minuta. Më pas shtojmë hudhrat e shtypura, salcën e domates, pak sheqer, kripën, piperin dhe gjethet e dafinës. Hedhim ujë sa të mbulohen të gjithë përbërësit, vendosim kapakun dhe e lemë gjellën të ziejë në zjarr shumë të ngadalshëm. Pasi mishi është zbutur plotësisht dhe gjella të ketë pak lëng rregullojmë shijen me pak uthull dhe majdanoz të freskët.












Komente
Komento