TIRANE- Konstitucionalisti i njohur Niazi Jaho në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” deklaron se duhet të marrë fund njëherë e mirë pandëshkueshmëria për zyrtarët e lartë. Prokuroria për të, duhet të fillojë çështje penale dhe pa denoncim.
Në raportet ndërkombëtare kur flitet për kriminalitetin dhe korrupsionin(sidomos pandëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë), rekomandohet vazhdimi e thellimi i reformave, organizimi më i mirë dhe intensifikimi i luftës kundër fenomeneve. Komenti juaj?
Me aq sa kam patur mundësi të njihem, mendoj se në këto raporte shprehet jo vetëm situata reale, por dhe shqetësimi për nevojën e ndryshimit të gjendjes. Në këtë drejtim, vështirë të paraqiten receta apo rekomandime ezauruese, sepse në masat që duhen marrë, veç zbatimit rigoroz të parimeve me të cilat mbështetet shteti i së drejtës, duhen pasur parasysh dhe kushtet konkrete të vendit. Analizat çfarë kemi bërë, çfarë s’kemi bërë, pse nuk e kemi bërë dhe çfarë duhet të bëjmë, janë të domosdoshme. Pasi, mund të zgjidhësh me sukses këtë çështje korrente, por, qëndrueshmëria e vazhdimësia synojnë arritjen e objektivave të prespektivës.
Më konkretisht...?
Kriminaliteti në tërësi dhe ai i organizuar në veçanti duhen studiuar në thellësi e në shtrirje, me objektivitet e në mënyrë të specifikuar. Kjo është një metodologji e njohur që do mundësonte jo vetëm arritjen e konkluzioneve sa më të drejta, por do të na jepte një pasqyrë më të qartë lidhur me disa tregues kryesorë të këtij fenomeni. Në studime apo analiza të tilla, duhen angazhuar studiues dhe punonjës të praktikës me përvojë në këtë fushë. Statistikat operative krahasuese kanë rëndësinë e tyre(mendoj se duhen shmangur të dhënat krahasuese për periudha tepër të shkurtra). Megjithëkëtë kur të dhënat mbi kriminalitetin, politikën penale etj., kombinohen me analiza dhe përgjithësime, masat parandaluese që duhen marrë do të jenë më të efektshme. Aftësia profesionale dhe integriteti i punonjësve të angazhuar në zbulimin dhe goditjen e krimit, janë të një rëndësie të veçantë.
Por, në kushtet kur krimi i organizuar për t’i shpëtuar goditjes përdor forma të sofistikuara, përgjigjia duhet të jetë efikase, e shpejtë dhe cilësore. Për paralizimin dhe çoroditjen e krimit të organizuar do duhej të disponohej e të vihej në lëvizje i gjithë arsenali teknik dhe shkencor i mbështetur dhe i bazuar në një organizim e displinë të përsosur, në një taktikë të studiuar, por jo statike, në bashkëpunim konkret dhe të koordinuar me organet e tjera, pa anashkaluar mbështetjen e fuqishme në publikun e gjërë. Kjo mund të realizohet nëpërmjet ndërgjegjësimit të shtetasve se ky mision është në interesin e tyre.
Po korrupsioni, i cili ka një shtrirje të gjërë në Shqipëri...?
Korrupsioni është fenomen me rrezikshmëri të theksuar shoqërore. Lufta kundër tij do jetë e gjatë, e vështirë e komplekse. E megjithëkëtë, ai mund të minimizohet dhe të bëhet sa më pak i dëmshëm. Ka persona që bien në fatalitet sepse dëgjojmë se flitet shumë e bëhet pak. Madje ka nga ata që kanë humbur dhe shpresën, prandaj thonë: “Kështu ka qënë e kështu do jetë”. A ka goditje kundër korrupsionit? Po, ka! Por kjo ende s’ndihet ndaj zyrtarëve relativisht të rangjeve të ulta ose të mesme. A ka ligje për të luftuar korrupsionin? Ka ligje dhe të tjera që po përgatiten.
Por ligji duhet zbatuar. Këtu kemi mjaft boshllëqe, tërheqje dhe tolerancë. Kur flitet për pandëshkueshmërinë është fjala sidomos për zyrtarët e lartë. Në fund të fundit, sipas Kushtetutës, shtetasit janë të barabartë para ligjit. Një kërkesë e tillë, në përputhje me ligjin nuk ka të bëjë as me hakmarrjen personale apo politike dhe as me ndonjë fushatë demagogjike që synon interesa të ngushta. Vetë zyrtari i lartë kur akuzohet është i interesuar të sqarojë pozitën e tij, të japë sqarimet e nevojshme, madje të shprehet i gatshëm që çdo akuzë të sqarohet nëpërmjet organeve të drejtësisë. Mjeti i mbrojtjes nuk është kundërakuza e “gërmimi” për të gjetur diçka të keqe tek ai që të akuzon.
Por akuza e ndërkombëtarëve është për drejtësinë e korruptuar...?
Korrupsioni në gjykatë e prokurori vazhdon të jetë shqetësues. Kjo s’do thotë se ai është përqëndruar vetëm në këto organe. Eshtë shqetësues jo sepse për këtë bëhet fjalë vetëm në raportet ndërkombëtare, por ky perceptim i pashkruar por real është dhe i publikut të gjërë. Dihet që ai që humbet në gjyq civil ose ai që dënohet nga gjykata për një vepër penale, si rregull shpreh pakënaqësinë e tij.
Por këta në numër janë relativisht të paktë në krahasim me shtetasit e tjerë. Veç kësaj, rezultatet e sondazheve dhe monitorimeve edhe pse mund të jenë të diskutueshme japin të dhëna që tregojnë se punët s’shkojnë mirë, se ka favore, ndërhyrje dhe ndihmë, ka zvarritje të pajustifikueshme, vonesa në hetime e raste të një politike penale të pajustifikueshme. Dihet që janë instancat më të larta gjyqësore që bëjnë vlerësimin e bazueshmërisë ligjore të vendimeve të gjykatave më të ulta. Por dhe në këtë drejtim analizat flasin për mangësi serioze, për arsyetime relativisht të dobëta të vendimeve etj. Pavarësia e gjykatës është parim kushtetues. Megjithëkëtë nuk duhet lejuar që ky parim i rëndësishëm të përdoret si mbrojtje për t’iu shmangur veprimeve të padrejta ose dyshimeve për korrupsion.
Ka të drejtë prokurori të fillojë çështjen me nismën e vet...?
Po. Këtë ligji e lejon, po kjo mbetet në vlerësimin e prokurorit. Si rregull prokurori fillon çështjen penale në bazë të kallzimeve (denoncimeve) që i dërgohen, kur në materialet përkatëse ka të dhëna ose prova ku dëshmohet kryerja e veprës penale. Çështja e filluar jo domosdoshmërisht i dërgohet gjykatës. Ajo mund të mos fillojë, të fillojë e të pushohet. Këto vendime të prokurorit(që duhet të jenë të arsyetuara), mund të ankohen në gjykatë.
Politikanë, deputetë e zyrtarë lëshojnë akuza ndaj njëri-tjetrit, madje deklarojnë se kanë prova e dokumente “të padiskutueshme”. Por pas këtyre akuzave mbyllet gjithçka. E drejtë është kjo?
Si shtetas, ata më së pari ose fill pas deklaratave të tilla janë të detyruar ligjërisht të bëjnë denoncimin. Por të themi se për këtë apo atë arsye, denoncimi nuk bëhet. Prokuroria a duhet të qëndrojë në pritje dhe aq më tepër të heshtë? Mendoj se jo. Prokuroria duhet të veprojë, të kërkojë sqarime e kur është rasti të kërkojë dhe vënien në dizpozicion të tij të dokumenteve që disponohen. Rolin e hetuesit, prokurorit e të gjykatësit s’mund ta bëjë kushdo. Kjo praktikë e papranueshme e mjaft e dëmshme që vazhdon te ne, jo vetëm që është në shkelje të hapur të prezumimit të pafajësisë, por acaron situatën në vend, mbjell urrejtje, shmang debatin edhe eliminon konsensusin. Ka mundësi që prokurori rezervohet të ndërhyjë me pretekstin se janë të natyrës politike ose janë pozicionime partiake. I kuptoj të gjitha këto rezerva, por kur tjetri deklaron publikisht se ka të dhëna dhe prova “të plota e të padiskutueshme” se ky apo ai “është i lidhur me grupe kriminale ose me mafian” ose “është i implikuar në krim” si mund të rezervohesh dhe të qëndrosh në pritje?!
Mendoni se shtetasit, të dëmtuarit ose ata që kanë dijeni se është kryer vepër penale bëjnë denoncime në polici apo prokurori?
Kam përshtypjen se në këtë drejtim vërehet se numri i denoncimeve është në rritje. Për këtë bëhet fjalë në raportet periodike që jepen. Dikush mund të mendojë se ka më tepër shkelje prandaj është shtuar dhe numri i denoncimeve. S’përjashtohen dhe raste të tilla. Por mendoj se ka një ndryshim pozitiv në ndërgjegjësimin e njerëzve. Inkurajimi i këtij elementi do kërkonte një trajtim të drejtë, të shpejtë dhe objektiv nga drejtësia të çështjeve që ata ngrenë si dhe mbrojtje të viktimave, të denoncuesve ose të dëshmitarëve që në disa raste kërcënohen dhe u bëhet presion për të hequr dorë, për të mos dëshmuar ose për të ndryshuar dëshmitë e tyre të mëparshme. Kurajoja e qytetarëve për të mos u pajtuar me padrejtësinë, me të keqen, me krimin, jo vetëm duhet vlerësuar e inkurajuar, por kur është rasti edhe evidentuar. Ndërgjegjësimi i njerëzve është një proces relativisht i gjatë, po i domosdoshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë drejtim, do të ndihmonte njohja e tyre me ligjet kryesore sipas fushave dhe grupeve të interesit.
Shkrimi u publikua sot (2.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com