Jaho: SHISH të ketë kujdes
informacionin objektiv, jo politik

Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” konstitucionalisti i njohur Niazi Jaho shprehet se shërbimi sekret mban përgjegjësi nëse informacioni i klasifikuar bie në duar të tjera.
 
Më 27 prill u botua një deklarata e kreut të SHISH Visho Ajazi Lika lidhur me akuzat e PD në Kuvend për përfshirje të FA në trafikun e lëndëve narkotike. Komenti juaj?
E kam lexuar këtë deklaratë në media, por nuk kam asnjë koment!
 
Është në kompetencën e SHISH të mbledhë informacion dhe për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike?
Sipas nenit 3 të paragrafit 3 të ligjit nr. 8391 datë 28.10.1998, i ndryshuar, SHISH veç të tjerave ka për detyrë të mbledhë informacione dhe për prodhimin e trafikimin e narkotikëve.
 
Cilat janë detyrat e drejtorit të SHISH?
Drejtori i SHISH sipas nenit 5 të ligjit: a)informon e raporton te Presidenti e Kryeministri për problemet ligjur me sigurimin e shtetit, b)Përgjigjet për mbledhjen, analizimin e shpërndarjen e informacionit që duhet të jetë objektiv e i pavarur nga konsideratat politike, c) Mbron metodat e burimet e informacionit nga ndërhyrjet e pautorizuara.
 
Cili organ e kontrollon veprimtarinë e SHISH?
Veprimtaria e SHISH kontrollohet nga Kuvendi nëpërmjet nënkomisionit të përhershëm parlamentar të ngritur për këtë qëllim(neni 7). Veprimet e SHISH kontrollohen nga inspektori i Përgjithshëm i emëruar nga Këshilli i Ministrave(neni 12). Prokurori i Përgjithshëm ka të drejtë të ushtrojë kontroll mbi zbatimin e procedurave të parashikuara në nenin 6 të ligjit.
 
Cila është detyra e SHISH, kur gjatë veprimtarisë së tij konstatohet se ka shkelje të ligjit?
Sipas paragrafit 2 të nenit 9 të ligjit, kur SHISH krijon bindjen për një shkelje të ligjit, informon në instancën përkatëse duke mbrojtur burimin dhe metodat informative. E shikoj të nevojshme të përmend që SHISH nuk kryen veprimtari të karakterit ushtarak ose policor, se punonjësit e SHISH mbajnë përgjegjësi ligjore nëse u japin informacion të klasifikuar personave të paautorizuar (neni 10 i ligjit).
 
Në ragimin për shtyp lidhur me trafikimin me mjetet ushtarake të lëndëve narkotike thuhet se puna e SHISH u është përcjellë autoriteteve të larta në formë të klasifikuar informacione jo vetëm mbi faktet të vertetuara por dhe mbi çdo dyshim të arësyeshëm që gjykohet se mund të vlejë... Mund të na sqaroni se çfarë duhet kuptuar me shprehjen “dyshim i aryeshëm”?
Këtë term nuk e gjej në ndonjë ekspoze të ligjit nr. 8391 datë 28.11.1998 “Për SHISH” të ndryshuar. Nuk pretendoj që të njoh krejtësisht legjislacionin që rregullon veprimtarinë e SHISH përfshi këtu dhe aktet nënligjore. Megjithëkëtë, e shikoj të nevojshme të theksoj se kuptimi i drejtë i nocioneve të tilla ka raste që është i një rëndësie të veçantë. Nëse në këtë apo atë informacion nuk ka prova apo fakte të vertetuara, ku konsiston dyshimi i arësyeshëm? Duket sikur ka një farë kontradikte midis asaj që permendet në paragrafin e dytë të nenit 9 të ligjit se “kur SHISH krijon bindjen për një shkelje të ligjit informon institucionet përkatëse...” dhe reagimit të deklaratës publike të SHISH ku thuhet se autoriteteve mund t’u përcillen informacione dhe me “dyshime të arësyeshme”.

Të informosh institucionet përkatëse për fakte ose prova të verifikuara ose të vertetuara është detyrim ligjor. Por nëse nuk ka prova apo fakte të vertetuara, por jepet informacion sepse ka dyshime të arësyeshme, ai nuk i lihet shteg abuzimeve?. Nëse do të më pyetet se si trajtohet çështja e “dyshimit të arsyeshëm” në Kodin e Procedurës penale mund të theksoja se kjo është e qartë. Sipas nenit 228/1 dhe Kodit të Procedurës Penale dhe vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë nr. 489 datë 12.12.2000 me shprehjen “dyshim i arësyeshëm” kuptohet akuza për një vepër penale që mbështetet në prova dhe jo në supozime.
 
Në ragimin e vet SHISH u ka kërkuar organeve të drejtësisë që të vemdosin para ligjit burimet e dekonspirimit të informacionit të klasifikuar. E ka këtë të drejtë SHISH?
Sipas nenit 280 të Kodit të Procedurës penale, prokurori dhe policia marrin dijeni për veprën penale me inicitivën e vet dhe njoftimin e bërë nga të tjerët. Kallzimi mund të bëhet nga nëpunësit publikë etj. Kur këta vihen në dijeni se është kryer një vepër penale që ndiqet me kryesisht, detyrohen të bëjnë kallzim dhe kur nuk është individualizuar personi të cilit i atribuohet vepra penale. Këtë të drejtë natyrisht e ka dhe SHISH. Madje sipas nenit 300 të Kodit Penal, kallzimi në organet e ndjekjes penale të një krimi që është duke u kryer apo është kryer, është i detyrueshëm. Moskallzimi i krimit është i ndëshkueshëm.
 
Ligji
“Kallzimi në organet e ndjekjes penale të një krimi që është duke u kryer apo është kryer, është i detyrueshëm. Moskallzimi i krimit është i ndëshkueshëm”.


Shkrimi u publikua sot 2 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para