Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo po shijon disa ditë pushime me familjen, pas sezonit të tij të parë në Premier League.
Portugezi po shijon këtë kohë relaksi në Majorka me familjen, ndërsa është parë duke marrë rreze në superjahtin e tij luksoz me vlerë 5.5 milionë paund.
Së bashku me partneren Georgina Rodriguez dhe fëmijët Cristiano Jr, Eva, Matteo, Alana Martina dhe Bella, futbollisti prej dy muajsh tashmë po shijon motin spanjoll në det të hapur. Familja po qëndron në një vilë luksoze, të izoluar nga sytë kureshtarë, që ndodhet rrëzë maleve Tramuntana.