Jaka: Jo më konflikte, por favorizim
fiskal për prodhimet kosovare

Jaka: Jo më konflikte, por favorizim<br />fiskal për prodhimet kosovare
TIRANË - Paketa fiskale e vitit 2014 prek me ndryshimet e akcizës edhe mallrat që vijnë ne vend nga Kosova.

Për këtë qëllim përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës i kërkuan sot homologëve të tyre në Shqipëri, që të ndërhyjnë për t'u dhënë atyre një trajtim specifik nga ana fiskale, në krahasim me ato që importohen nga vendet e tjera. 

“Edhe pse shpeshherë është hedhur ideja e një tregu të përbashkët midis dy vendeve dhe eleminimit të barrierave tregtare, “konfliktet” kanë qenë tepër prezente midis dy vendeve.
 
Kryesisht këto problematika janë shënuar në sistemin doganor, për produkte si çimento, patate apo miell, por dhe atë të kontrollit të cilësisë së ushqimeve, ku ndër më të spikaturit ishte ai i pak muajve më parë për qumështin.
 
Megjithatë, sipas komunitetit të biznesit nga këto mosmarrëveshje po përfitojnë prodhuesit e vendeve të tjera të rajonit”, u shpreh kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka.

Krerët e dy dhomave, asaj të Shqipërisë, Nikolin Jaka dhe kreu ai i Odës së Kosovës, Safet Gërxhalliu kërkuan që në paketën e re fiskale të jetë e specifikuara akciza për birrën dhe të mos trajtohet si prodhimet homologe të importit.

Sipas komunitetit të biznesit, nga këto mosmarrëveshje po përfitojnë prodhuesit e vendeve të tjera të rajonit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit