Jaka: Vota, për lider vizionar,
letër e hapur për Erion Braçen

Jaka: Vota, për lider vizionar,<br />letër e hapur për Erion Braçen
TIRANE - Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka qenë dhe do të jetë zëri dhe mbrojtja e interesave të biznesit, partnere dhe bashkëpunëtore me qeverinë dhe opozitën në funksion të zhvillimit ekonomik, kritike por gjithmonë oponente në mbrojtjen e të drejtave të sipërmarrjes private dhe integrimit europian.

Kështu e nis letrën e tij të hapur kritike ndaj deputetit të PS Erjon Braçe kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka. Ai konstaton se, pas reagimit të radhës, që përkon me një përgjegjësi të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në adresë të qeverisë së re, të mandatuar pas 23 qershorit, për marrjen e masave paraprake të daljes nga kriza e thellë ekonomike që po kalon vendi ynë, sinjalizimi dhe pasqyrimi i problematikës që shqetëson sipërmarrjen shqiptare, çuditërisht u përball me reagimin militantesk, profan dhe cinik të një deputeti dhe mbështetësve të tij.
 
VOTA

Sipas Jakës, vota e një milion shqiptarëve nuk ishte për të dhe mbështetësit e tij, që mbjellin mllef dhe urrejtje ndaj biznesit dhe biznesmenëve, por një votë e qartë për një aleancë dhe lider vizionar, bashkëpunues dhe të shprehur qartë për integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe të Bashkimit Europian.

“Në atë familje, ku të drejtat dhe detyrimet janë të shenjta, ku parimet e demokracisë janë të paprekshme. Ku sipërmarrja private vlerësohet si promotor i zhvillimit ekonomik dhe social. Ku, pas humbjeve apo fitoreve të radhës, nuk ka akuza apo mllefe për sipërmarrjen private, apo shtresat e tjera shoqërore, por ka angazhime në realizimin e objektivave dhe nxjerrjen e përgjegjësive për shkeljet e kryera”, shkruan ai.

”Zotit Braçe dhe shokëve të tij më duhet t’ju kujtoj se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në gjithë historikun e ekzistencës së saj si një institucion dhe streha e biznesit, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë, as “memece” as “dordolece”. Alergjia dhe fobia ndaj sipërmarrjes private dhe lirisë së tregut janë kriteret që të pozicionojnë jo civil dhe qytetar edhe kur ndodhesh brenda kampit apo aleancës fituese”, ve në dukje Jaka.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 16.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Më mirë rrugëve!

Dritan Hila: Më mirë rrugëve!