Artisti duhet të dhurojë atë ç`ka i ka fal natyra e atë ç`ka merr nga njerëzit, është një nga thëniet e Jakup Kerajt. Në kërkim të krijimtarinë e tij, njihesh me tablotë kompozicionale shumëfigurëshe të portreteve e peizazheve; natyrat e qeta, vizatimet dhe hedhjet e shpejta të subjekteve me laps mbi letër. Bindesh se thënia është përcaktim i drejtë i karakterit të vet profesional dhe e moralit të tij njerëzor. Duket si një shprehje kornizë që do t'i rrinte për shtat çdo piktori figurativ.
Krijimtaria e Jakup Kerajt, dhe kryesisht, tërësia e koleksionit të plotë të portreteve të realizuara prej tij, na shkon krah idesë së Sokratit, i cili mendonte se “Skulptori (piktori), duhet të japë, me anë të dukjes, atë që ndodh brenda në shpirt”. Mendimtarët e kohëve të lashta na e kanë hapur dritaren e procesit të kërkimit dhe na kanë dhënë orientime të standardizuara, tek të cilat shpesh herë bëjmë mirë të mbështetemi, për të arritur në disa konkluzione shpjeguese edhe në artet pamore.
Në një shfletim të kujdeshëm të të gjithë dokumentacionit që ruajnë sot bibliotekat, arkivat shtetërore dhe familjare, rreth jetës dhe krijimtarisë së piktorit të mirënjohur Jakup Keraj, zbulon fakte, të cilat vetëm një monografi arti mund t`i përballë para publikut të sotëm, për njohjen me personalitetin krijues të tij. Një tekst disi i reduktuar, nuk e lejon njohjen e plotë. Të argumentosh rreth krijimtarisë së Keraj, natyrisht, që duhen fletë të tëra, që do t`i përkisnin së pari jetës së tij të mbyllur dhe të ndarë nga sistemi krijues i Tiranës së viteve `60 -`90, ku kishin zbritur të gjithë piktorët dhe skulptorët, që përfunduan shkollat e larta të artit në Bashkimin Sovjetik apo dhe në shtetet socialiste të Europës Lindore. Dhe së dyti, krijimtarisë piktorike, të vlerësuar nga opinionet rreth cilësive të pikturës së Keraj dhe historisë së zhvillimit të saj. Është disi e çuditshme që një libër serioz me tiutll: "Art e trashëgimi", ku Shkodra është personazhi - qytet dhe, ku artit figurativ i zhvilluar nga artistët e saj, i është lënë një vend i konsiderueshëm, nuk arrin të gjesh të paktën emrin e disa prej artistëve të saj më të njohur, në mes tyre Jakup Kerajn. Artikulli i shkruar nga Gjergj Frashëri, nuk merr në kosideratë atë pjesë të krijimtarisë së Keraj, që pa frikë mund ta cilësojmë realiste. Koha që jetojmë i ka trajtuar tërësisht personalitet e arteve pamore të çdo qyteti. Historia e artit shqiptar e ka përcaktuar tashmë vendin dinjitoz të piktorëve të Shkodrës Ferdinand Paci, Jakup Keraj, Ismail Lulani dhe Danish Jukniu. Madje i'u ka ngurtësuar atyre atë krijimtari të stisur prej dogmës ideologjike të metodës së realizmit socialist, por kurrsesi nuk i'u ka mohuar krijimtarinë e çlirët prej saj, por e ka evidentuar si element të origjinës piktorike të çdo njërit prej tyre. A mund të mendojmë se nuk ka informacion rreth artit të Keraj? A duhej z. Frashëri të mos e merrte në konsideratë kontributin artistik të Keraj dhe të Jukniut? Harresa e një piktori me gjurmë e të nderuar nuk do të thotë se influencon në ngulitjen e saj, pra të harresës, te historianët apo studiuesit e artit. Përgjegjësia e këtyre të fundit është njerëzore dhe i përket brezave. Ata kanë moralin profesional dhe detyrimin historik, që të përcaktojnë dhe të shkruajnë faktet e rëndësishme të ndodhura, pa anashkaluar qoftë edhe ato fakte regresive negative, që dëmtuan zhvillimin e artit shqiptar në një periudhë 40 vjeçare diktatoriale. Brezat duhet të dijnë dhe dija lidhet edhe me emrin e piktorit të fortë dhe ekspresiv Keraj.
Po ta ndjekësh jetën e tij me vëmendje lind pyetja: Përse Jakup Keraj, një i arsimuar në një shkollë të huaj, ardhur me një diplomë shkëlqyeshëm, vlerësuar nga akademikë rusë si një piktor i talentuar, vlerësuar nga bashkëstudentë shqiptarë si një artist me të ardhme të sigurt, nuk ishte me shokët e tij në institucionet e rëndësishme të organizimit, arsimimit dhe ekspozimit të arteve figurative të kryeqytetit, ku zhvillohej më së shumti jeta artistike? Duke e lënë mënjanë këtë çështje që kërkon relativisht kërkime studimore mbi jetën, por duke mos e lënë të harruar, mund të them se, ky fakt i braktisjes tek “kutia” e ngushtë e një mësuesi vizatimi apo pikture në një shkolle province, bëri që Keraj të ndjejë deri në palcë veçimin. Gjithësesi, ai nuk e ndali krijimtarinë, sepse temperamenti durues i bashkuar dhe me vlerësimet mbi talentin e formuar, nuk mund të shkonin dëm e të ngurtësoheshin në atë “kuti”.
Në këtë arsye arrijmë të themi se krijimtaria e Kerajt ka disa pikëmbështetje, të cilat përcaktohen të gjitha së bashku brenda një periudhe kohore, që nuk i tejkaloi vitet `90, vitet e ndryshimit. Krijimtaria e tij ndahet në dy aspekte të gjëra të kompozimit figurativ. Aspekti i parë i përket të gjitha tablove kompozicionale të angazhuara si krijime të orientuara nga ideologjia e diktaturës së kohës. Dhe aspekti i dyti i përket tablove kompozimcionale intime, te të cilat zbulojmë etydet, nudot, portretet, peizazhet, natyrën e qetë dhe vizatimet e shumta. Aspekti i parë, është pjesë përbërëse e të gjithë krijimtarisë së artistëve figurativë shqiptarë, që krijuan, me vullnet të lirë apo me vullnet të diktuar, gjatë gjithë gjysmës së dytë të shek. XX, tabllo tematike. Gjithësesi dëshiroj të veçoj, nga krijimtaria e shumtë e aspektit të parë, krijimtarinë e tablove kompozicionale me temën historike e që lidhet me figurën e Gjergj Kastriotit, të cilin e pikturoi me subjekt nga Kuvendi i Lezhës. Ai e dalloi këtë ngjarje pasi dhe ne sot e njohim si ngjarjen më madhore të kësaj figure. Mendoj se ja vlen të kategorizohet e të ndalet qartë mbi krijimtarinë e Kerajt, pasi me fillin e tyre, pa frikë, njohim karrierën artistike të këtij piktori dinjitoz.
Etydet dhe tablotë kompozicionale të kësaj teme janë nga krijimtaritë më esenciale të piktorit. Etydi që pikturoi me këtë temë dhe tabloja që ndodhet në koleksionin e GKA, Tiranë paraqesin: i pari një imazh krejt impresiv, siç në mënyrë të natyrshme, etydet njihen si procese krijuese të fillimit të një vepre monumentale, dhe e dyta një imazh solemn ekspresiv. Etydi “Kuvendi i Lezhës” është një nga etydet më të bukura të këtij lloji dhe përmban brendësinë e imazhit të kompozimit. Në etyd i jep rëndësi ekstra kryeluftëtarit, më pas personazheve që e rrethojnë i'u ka përcaktuar rolet në një situatë të caktuar, ku ndjekja me kujdes e çdo pozicioni-personazh shprehet për marrëdhënien e tij me historinë e kohës. Gjendja esenciale e etydit përcakton përmbajtjen e veprës së ardhshme munumentale dhe masive.
Nudot e Kerajt janë nga nudot më profesionale që kanë pikturuar artistët shqiptarë të ardhur nga shkolla e rreptë akademike e Leningradit. Tek to ai ndjehet i pushtetshëm dhe emocional ndaj njohjes së trupit të njeriut. Kjo tregon se sa fatkeq ka qenë publiku shqiptar i asaj kohe, që nuk ka pasur mundësi të shijojë nudot e pikturuara nga Keraj dhe të kolegëve të tij. Një nga mangësitë në formimin e përgjithëshëm të karakterin civil të shqiptarëve të shek. XX është sepse ata nuk u lejuan të shikonin dhe shijonin nudot. Dhe, ajo që ishte më mjerane, është se artistit që formoheshin pas mesit të viteve `70, nuk u lejuan të pikturonin trupin e zhveshur të njeriut. Në këtë arsye, dhe në masivitet, por duke përjashtuar raste të rralla, piktorët dhe skulptorët shqiptarë të viteve `70 -`90, pikturuan njerëz të deformuar të tipit entuziasto- masovik.
Portretet e Kerajt janë koleksioni më i bukur i këtij artisti dhe jo vetëm të tij. Pra, më lejoni të shprehem në mënyrë individuale dhe mbrojtëse e idesë se: Keraj i dha vend të rëndësishëm pikturimit të portretit. Ai vlerësoi njohjen e drejtëpërdrejtë të njeriut, që do pikturonte, ose më mirë pikturoi psikun e njeriut real që njihte mirë. Pikturoi njeriun duke i dhënë trajtim thelbësor anës psikologjike përmes veçimit të mënyrës së vështrimit syve. Pikturoi emocionin e tij vetjak, duke zbuluar vështrimin e personazhit dhe marrëdhënien e tij me gjendjen e brendshme psikologjike të personazhit. Gjithashtu, Keraj, u ndje plotësisht i lirë me vetminë në brendsi të një karakteri njerëzor, duke e shpallur njëkohësisht heshtjen e vet tek imazhi i portretit të pikturuar. Ai nuk mbetet te kufiri i një mjeshtri që di të kapë ngjashmërinë, por i jep vlerë, tërësisht aftësisë së tij dhe imazhit të krijuar prej tij. Ai e tejkalon pasqyrimin e drejtpërdrejtë, sjellë një imazh, ku vet e brendshmja Keraj gjendet në brendësi të imazhit. Koleksioni i portreteve të Kerajt tejkalon nga mendësia e të lashtëve, që ecte me parimin se “Arti është si natyra” , te mendësia e Thoma Akuini-t, filozofit të shek. XIII, i cili solli një parim tjetër se “Çdo artist synon t`i japë veprës së tij trajtën më të mirë, jo në kuptimin absolut, por në lidhje me qëllimin që i ka vënë vetes”. Dhe kam idenë se Keraj, në mënyrë të ligjshme dhe të heshtur, duket se i kishte vënë qëllim vetes se e gjithë aftësia e tij e lartpërmendur, të mbetej e shprehur tek portretet, si një komunikim individual dhe i pazhurmë, jo vetëm në bashkëkohësinë e vet, apo edhe në tonën, por edhe në të ardhmen, duke i dhënë jetë parimit të së madhes Safos se “Kush është i bukur, mbetet i tillë sa kohë e kemi para syve. Kush është edhe i mirë, është i tillë edhe tani edhe më pas”.
Të dhëna
Jakup Keraj jetoi pak dhe gjatë viteve 1933-1987. Jeta dhe piktura e Kerajt lulëzoi në gjysmën e dytë të shekullit XX. Arsimimi i tij nisi në sferën e programeve të metodës së realizmit socialist dhe krijimtaria e tij përfundoi brenda tyre. Studioi në Akademinë e Arteve të RSBS/ Republikave Socialiste të Bashkimit Sovjetik dhe u diplomua në Institutin e Pikturës, Skulpturës dhe Arkitekturës “Ilia Efimoviç Rjepin”, Leningrad\Shën Petërburg. Gjatë krijimtarisë 30-të vjeçare, pikturoi brenda normave të realizmit socialist dhe normave të realizmit. Ishte një piktor realist i fortë dhe piktura e tij dallon si e tillë dhe është e pasur me gjurmë ekspresive.
Diploma ka titullin: “Çlirimi i grave shqiptare nga turqit osmanë”. Ajo ruhet në koleksionin e GKA. Notat në disiplinat e ndryshme të diplomës së tij janë mirë dhe shkëlqyeshëm. Në vitin 1957, Keraj kthehet në Shqipëri dhe punësohet mësues në Shkodër dhe nuk u largua prej saj asnjëherë. Ai vdiq në Shkodër. Shkodra dhe publiku më i gjërë shqiptar e njeh krijimtarinë e tij.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com