"Jam dhurata më e mirë që e ke marrë ndonjëherë"/ Kryeministri i Kosovës ka ditëlindjen, ja urimi i pazakontë i bashkëshortes

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij Anita

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj feston ditën e sotme 50 vjetorin e lindjes së tij. Për ditëlindjen e kreut të shtetit kosovar nuk kishte si të mungonte edhe urimi i bashkëshortes së tij, gazetares Anita Muçaj.

Në urimin e saj Anita nuk ‘harron’ të urojë Haradinajn edhe për festën e dytë të ditës, atë të përvjetorit të 15-të të martesës, duke i thënë me shaka se ajo është dhurata më e mirë që ka marrë ndonjëherë.

Urimi i plotë i Anita Haradinaj:

Historitë tona vështirë se mund t’i kuptosh nëse nuk i ke provuar, sot edhe ndoshta mund t’a kemi flakur romantizmin tutje, por kemi 15 vjet bashkë dhe sot festojmë dy festa, sot kur ne jemi më shumë se familje, më shumë se të dashur, më shume se çift, sot jemi unë, ti dhe tre fëmijë!!! Sot në mos asgjë përfaqësojme shumë dashuri brenda botës tonë të vogël me të mirat dhe të këqijat që dashuria i ngërthen në vehte!!! Gëzuar Ramush Haradinaj!! Të duam shumë Gjini, Hana, Trimi e unë edhe ma shumë!!!

P.s vazhdoj me mendu që jom ende dhurata ma e mirë që najhere e ke marrë për ditëlindje!! Përveq Ditëlindjes, Gëzuar edhe 15 vjet martesë (vështirë boll ama punë qefi burrë).

Anita Haradinaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LEPURI: 03/07/2018 17:51

    Oh SA DHIMBJE ka shkaktuar !!! Nuk DI nese DASHURIA JETON Brenda TIJ .

    Përgjigju
  • Sorge: 03/07/2018 09:04

    Ju uroj nga nga fshati Vuthaj Gezuar ditelindjen dhe 15 vjetorin e marteses paci shendet dhe vetem gezime dhe festofshi pafundesi ditelindje Nga Rexhep Ahmeti Djali i bajraktarit te ndjer Muzli Ram Ahmeti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura