Prej disa kohësh Cristiano Ronaldo është përfolur në lidhje me mashtrimin tatimor që ka kryer ndaj shtetit. Më në fund futbollisti ka pranuar se është fajtor dhe pritet që më datë 14 janar të paraqitet në Gjykatën e Drejtësisë së Madridit për të nënshkruar marrëveshjen.
CR7 tashmë e ka likuiduar gjobën ndaj Thesarit, 13.4 milionë euro, por ende nuk ka dalë në Gjykatë dhe përpara Prokurorit, siç është e parashikuar me ligj. Ligji parashikon dënimin me dy vite burg, por avokati i tij, Joze Antonio Çoclan, po përpiqet ta zëvendësojë me një gjobë shtesë prej 375.000 euro. Ylli i Juventusit ndërkohë ka mbetur në pritje për negociata.