‘Jam i biri i Fatbardhës, ndodhem në burg’/Mesazhi që shokoi nënën që solli në jetë fëmijën nga abuzimi, ’Pa Gjurmë’ nis verifikimet

Elton Hoxha u lind në rrethana të pazakonta, ndërsa ka lënë krahëhapur nënën që e solli në jetë. Pas këtij rrëfimi rrëqethës, në adresë të emisionit ’Pa Gjurmë’ mbërriti një mesazh. Djali me emrin Dorjan Haruni, i cili aktualisht ndodhet pas hekurave të burgut në shtetin grek u vu në kontakt me stafin e programit. Ai shkruan se ka një histori të ngjashme, duke sqaruar se të dhënat e tij përkojnë me ato të Eltonin që kërkohet nga nëna biologjike. Dorjani pretendon se është ai djali, i cili u birësua nga dy prindër, që fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. Ky lajm përloti Fatbardhën në studio, e cila shpreson të jetë i vërtetë.

Falë atyre njerëzve që më mbështëtën, jam këtu për ta kërkuar. Unë nuk kam besuar kurrë se djali im ka vdekur. Kam qenë shumë e dëshpëruar, madje kam paguar para për të mësuar nëse ekziston një varr me emrin e djalit tim. Asnjë dokumentacion nuk ishte me emrin e Eltonit që mund të kishte vdekur, në asnjë regjistër. Në rastin tim thonin se nëse do ishte i vdekur do të kishte një identitet si Bebe Hoxha, me vitin e lindjes dhe vdekjes, por unë ia vura emrin Elton. Në vitin 1998 shkova edhe në morg, por asnjë foshnjë nuk kishte vdekur me të dhënat e djalit tim. Në maternitet rezulton i vdekur. Por pse nuk ka një varr. Dikush ka firmosur për të ma larguar djalin nga vetja’, përlotet 43-vjecarja

Një histori si në një film. Fatbardha nuk e pranoi kurrë faktin se Eltoni që lindi 24 vite më parë ndërroi jetë. Ajo rrëfeu duke u dridhur, momentin kur ra në kurth nga shoqja e saj, e më pas u përdhunua dhe mbeti shtatzanë. Ishte 6 muajshe kur udhëtoi drejt qytetit të Durrësit, për të kryer aktin fatal, për krijesën e pafajshme që po rritej në barkun e saj. Ajo nuk mundi ta bënte këtë abort edhe pse bota iu rrotullua, por as nuk mendoi kurrë pasojat që do të vinin më pas. Ai fëmijë që erdhi në jetë nuk u pranua nga familja ne Lushnjë, për shkak të mentalitetit. Gruaja me fëmijën ilegal ishte togëfjalëshi, që e godiste si cekan mbi kokë asokohe një adoleshte. E gjendur nën presion ajo nënshkruan mbi letra pa e ditur se po firmoste braktisjen e të birit.

Nuk kisha mbushur ende 17 vjeçe kur më përdhunuan, fatkeqësisht nuk e njoh personin që abuzoi me mua sepse isha e vogël. Nuk mund të flas dot më shumë. Pas përdhunimit, që nga ai moment më shkëputën nga shkolla. Atë kohë nuk e dija dija se çfarë do të thotë të jeshë shtatzënë, sepse barku po rritej dhe unë nuk e kuptoja. Deri sa një ditë gjyshja më mori në shtëpinë e saj dhe aty më priste një mami. Ajo më pa dhe nisi të qajë, sepse e dinte se çfarë më priste, por  unë as nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte. Gjyshja ishte e para që kuptoi që unë isha shtatzëne. Kur më dërguan për vizitë doktori më informoi që isha në muajin e 6-të shtatzënisë. Pastaj më mbajtën në Durrës te tezja dhe ajo planifikoi një abort, që kushtonte afro 120 mijë lekë të vjetra dhe ne nuk i kishim mundësi. Me ndihmë dhe borxhe arritën t'i mblidhnin paratë, por kur shkova në spital për të bërë abortin, doktori më tregoi econ e fëmijës dhe atë moment unë nuk munda dot ta bëja abortin. Që nga ai çast, prindërit më larguan për te tezja në qytetin e Durrësit. Por pas 2 muajsh fëmija erdhi në jetë, ekzaktësisht  në 9 Maj të 1996. Por unë kurrë nuk e preka djalin, as aromën s’ia ndjeva dot dhe as gji nuk i dhashë kurrë. Pasi prindërit më vendosën kusht që nëse merrja djalin me vete në shtëpi duhet të largohesha përgjithmonë. Por unë u ktheva te tezja sepse më mashtruan duke më dhënë një letër ku firmosa, por më pas e  kuptova që kisha firmosur braktisjen e djalit. Djalit ja vendosa emrin Elton nga një infermiere që ishte aty pranë, pasi atë moment unë isha e shokuar”,

Vite pas Fatbardha ndërtoi familjen e saj. Sot është nënë edhe e një vajze, të cilën e ka larg. 17-vjecarja Xhulia Caverrna komunikoi live me ’Pa Gjurmë’ nga Anglia për t’i dhënë kurajo nënës.

Ishte e vetmja mënyrë për të mbajtur nënën afër. Nëse është në këtë jetë mezi po pres me e taku dhe e përqafu. Dua të kaloj momente të bukura me të’, shprehet e bija

Fatbardha është besimtare, por ajo cfarë ka kaluar në jetë shpesh e ka bërë të besojë edhe tek bestytnitë. Pasi ’Pa Gjurmë’ i tregoi mesazhin e djalit që dyshohet se është Eltoni, e ekzaltuar ajo tha:

Shpresoj të jetë e vërtetë e gjitha kjo. Kam parë edhe letra tek një grua, e cila më ka thënë se shumë shpejt do të marrësh një lajm, djalin e ke gjallë dhe është i prangosur’

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri