'Jam i trishtuar, po largohem nga familja ime', Onana: Nuk refuzohet United

'Jam i trishtuar, po largohem nga familja ime', Onana: Nuk refuzohet United

Andre Onana

Andre Onana mund të quhet portieri më i ri i Manchester United. 27-vjeçari nga Kameruni lë Interin pas një sezoni dhe do kalojë në Premier League, duke u bashkuar me ish-trajnerin e tij te Ajax, ten Hag.

55 milionë euro pritet të arkëtojë Interi, teksa vetëm një vit më parë e afroi me parametra zero nga Ajax. I formuar te moshat e Barcelonës, Onana ka prekur tifozët e Interit me letrën e lamtumirës, duke i quajtur zikaltërit si një familje.

"Një pjesë e zemrës sime është e trishtuar, të largohem nga Interi do të thotë të largohem nga një familje. E kuptova që të jesh me Interin është një mënyrë për të qenë në botë, për të jetuar jetën", emocionoi kamerunasi.

Më pas portieri foli edhe për magjinë që sipas tij kishte përjetuar nga tifozët zikaltër në stadium.

"Po flas vërtet për magjinë, një shkëndijë me mjedisin. E di që do të jem në gjendje të udhëtoj nëpër botë, por do të jetë e vështirë të gjej tifozë si të Interit. “San Siro” dhe zikaltërit më dhanë emocione unike që nuk do t’i harroj kurrë gjatë gjithë jetës sime. Në disa ndeshje ishim një: kisha ndjesinë që nuk luaja me 11, por me 80.000 veta. Aftësia për ta përjetuar nga brenda ishte një privilegj që më ka dhënë futbolli dhe jeta", shkroi Onana.

Gardiani më pas foli edhe për aventurën e re që e pret në ishull me Manchester United.

"Unë jam një person që dua gjithmonë sfida të reja. Të luash në Premier League, e në veçanti për një klub si Manchester United, thjesht është e parezistueshme. Unë dua dhe shpresoj të fitoj Ligën e Kampionëve me këtë skuadër. Me të vërtetë dua të filloj këtë përvojë të re emocionuese, me një trajner që është mjeshtër për mua", vijoi Onana, duke komplimetuar edhe ten Hag.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta