'Jam i vdekur për së gjalli'! Minoritari që u torturua me Remzi Hoxhën nga SHIK-u: Flamur Noka më vodhi lokalin në Ksamil!

Unë jam i vdekur për së gjalli”! Ziso Kristopulli, minoritari nga Ksamili, që u rrëmbye dhe u torturua 24 vite më parë bashkë me biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, nga Shërbimi Informativ Kombëtar, në një intervistë për Report TV tregon kalvarin e gjatë të vuajtjeve.  Sot 73 vjeç, Kristopulli thotë se të gjitha vuajtjet e tij janë të lidhura me politikën. Vuajtjet e Ziso Kristopullit filluan me torturën në bazën sekrete në Vain të Lezhës por që vijojnë edhe sot. Në 1995 Kristopulli u torturua nga personat të Shërbimit Informativ Kombëtar, në atë bazë të fshehtë ku u torturua në atë kohë edhe Remzi Hoxha, i cili u zhduk nga SHIK për të mos u gjetur kurrë.

Për të kuruar plagët e rënda që pësoi nga torturat Kristopulli u largua drejt Greqisë. Pasi kthehet vendos që të hapë një pulari por në 1997 fillon dhe faza e dytë e shkatërrimit për të. Pularinë që kishte në pronësi e përvetësuan persona të tjerë dhe pas 24 seancash gjyqësore e rimori sërish. Ndërsa në 1999 i dogjën vreshtin në Viro. “Më janë hequr mbas Lezhës, kam ikur në Greqi, jam mjekuar për ditë me muaj nga hematomat e brendshme dhe mbasi jam kthyer në 96-97 ishte faza e dytë në të cilën u shkatërrua tërë pasuria ime. Në 97 një pulari me 4000 krerë, pasuri prej 300 mijë të reja u shkatërrua, u përvetësua, u sekuestrua dhe pas 7 vitesh arrita që pas 24 seancash gjyqësore drejtësia më dha të drejtën për ta rimarrë. Pas asaj më dogjën vreshtin në 99 në Viro”, tha Ziso Kristopulli

Në intervistën e tij, ndër të tjera, Kristopulli rrëfen se lufta e tij më e madhe ka qenë përballimi i presioneve dhe kërcënimeve që iu bënë fill pas lirimit. Kristopulli denoncon ish-ministrin e Brendshëm në kohën e PD Flamur Nokën si dhe disa nga ish-funksionarët e lartë të PD-së Shaban Memian, Vesel Koçiun dhe Mentor Dacin se i kanë falsifikuar dokumentet hipotekore dhe i kanë marrë lokalin në Ksamil. Ai thotë se lokalin e kishte me dokumente të rregullta dhe të privatizuar. Por kur shkoi në Hipotekën e Sarandës i thanë se kishte një problem dhe se objekti nuk mund të hipotekohet. “Në 2003-2004 u shkatërrua dhe lokali, në të cilin unë e kisha të privatizuar dhe me dokumente të rregullta nga bashkia e Sarandës por nuk u mor parasysh. Pasi i kërkova hipotekës nuk ma hipotekuan, saherë veja në hipotekë më thoshin ke një problem nuk ta hipotekojmë. Unë dua lokalin tim, është toka ime, janë dokumentet e mia. Vesel Koçiu, Shaban Memia, Flamur Noka dhe Mentor Daci ata duhet të përgjigjen para gjykatës për dokumente të falsifikuara sepse ajo është toka ime”, tha ZisoKristopulli.

Kristopulli kërkon që t’i rikthehet lokali dhe që Flamur Noka dhe ata që kanë gisht në vjedhjen e lokalit të dalin para drejtësisë. “Tani mbas asaj që ndodhi në Vain të Lezhës unë kam qenë i persekutuar vazhdimisht,Nuk duhet më, dua drejtësinë time”. Në 21 tetor të vitit 1995, biznesmeni shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha u rrëmbye në punishten e tij në Tiranë dhe që prej asaj dite për të nuk dihet asgjë. Bashkë me të në atë kohë janë shoqëruar nga Saranda edhe Ziso Kristopulli dhe Avdyl Loshaj. Loshaj arriti të shpëtonte duke u arratisur, ndërsa Kristopulli u lirua nga vetë ish-agjentët pasi u bë publik pengmarrja. Avokati i Popullit pas denoncimit të Kristopullit dërgoi çështjen në prokurori. Për rrëmbimin e tyre, prokuroria akuzoi tre ish-drejtuesit e SHIK-ut, Avni Koldashi, Arben Sefgjini dhe Ilir Kumbaro. Por me një vendim të Apelit për të pandehurit u caktua arresti ne shtëpi. Në 2008 nisi gjyqi tek Krimet e Rënda duke përfunduar në 2012 me dënimin e Ilir Kumbaros me 15 vjet burgim dhe pushimin e çështjes për Koldashin dhe ish-nëndrejtorin e SHIK për Tiranën Arben Sefgjini.

/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Rama e Basha do të bëjnë kompromis për të ardhmen e Shqipërisë?

Komento

Komente

  • Anton: 20/12/2019 09:25

    Gazeta ma e lexuar dhe ma e sakt korrekte e pa anshme. ju baj thirrje gjith shqiptarve qe mos te lexojn medjat tjera vec gazeten Shqiptarja .com

    Përgjigju
  • berti: 20/12/2019 00:55

    BASHKOHUNI bashke dhe mos lini kembe maloku ti afrohet vlores dhe sarandes...thyjini maloket ne mes…...

    Përgjigju
  • A.n.: 19/12/2019 20:38

    Po c deshe mor i uruar te investosh ne shqiperi. Te qendroje ne greqi.

    Përgjigju
  • Zisopidhis: 19/12/2019 20:09

    Zoti zisopidhis pasi te kthejne tokat shqiptare nga Janina deri ne Arta zoterit e tu me ngjyre se ti nje cope shqiptaruci qe ke pesuar amnezi je grek sdo behesh dot kurre,atehere hajde kerko te drejtat e tua ne token e cunguar shqiptare.Deri atehere ik kurohu prape ne greqi po kete here nga trute se ke pak rjedhje.

    Përgjigju
  • O Ziso: 19/12/2019 18:50

    Flamur Noka nje ...

    Përgjigju
  • Qytetari dixhital: 19/12/2019 18:42

    Zoti Ziso ta ndjekish qeshtjen tate deri instancat mete larta te drejtesise qe po ngrihet, dhe pse jo dhe ne strasburg per te drejten tate qe te shkaktuan banditat dhe hajdutet e kriminelit Berisha, qe sot çirren si te ndershem me popullin dhe per popullin, siç te bone ty te pa riparueshem, ne te gjith drejtimet.besoj qe drejtesia e re dota zgjidhi problemin tat,dhe grabitesit e tokes tate te denohen per fallsifikatore, siç kane vepruar gjate pushtimit te tyre 8 vjeçare, me vjedhje e grabitje dhe tjetersim prone.

    Përgjigju
  • O tej: 19/12/2019 18:13

    Flamur Noka nje mbetje e zorres se trashe

    Përgjigju
    • o shoq te qosh r: 19/12/2019 20:26

      dmth ti more i degjeneruar na thenke qe gomar noka nuk duhet te ndiqet penalisht?dmth ti mor jashtqitje nuk dashke qe ky plak te marri hakun dhe djersen e tij..dmth ti more kerme na qenke demokrat fashist nazist qe vidh te vjedhim se ne kafsheria keshtu e kemi.ashtu mendon ti /.djersa e tjetri jo syte qe te ze por te godet atje ku te dhembe me shume more qeneri e kombit

    • O shoq: 19/12/2019 19:12

      Dhe pas kesaj jashteqitje do rilinde Zisua me ty bashke



×

Lajmi i fundit

John

Zjarret në Vlorë/ Neutralizohet rreziku për banesat në Gjormë dhe Gumenicë! Nis ndërhyrja me helikopter nga ajri në Karaburun