'Jam kundër komercializimit të kulturës!' Braçe optimist për Gonxhen por skeptik për ministrinë e re! Korrupsioni s'duhet të jetë fokus vetëm i SPAK por dhe i qeverisjes

Për qeverinë Rama janari 2024 nisi me dy kabinete të reja ministrore, atë të Ministrisë së Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës të drejtuar nga Blendi Gonxhe dhe me ministrinë e Shtetit për Administratës Publike dhe Antikorrupsionin me në krye Adea Pirdenin. 

Si i sheh këto ndryshime në qeveri Erjon Braçe, i cili në mandatin e dytë ka mbajtur dhe postin e zv/kryeministrit.  

“Unë jam partizan i asaj që gjërat duhen provuar. Koha është një element i çmuar. Është zgjidhur një element që ka të bëjë me faktin që na duhen drejtues të gatshëm. Ministri I Ministrisë së Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit është i provuar në punë dhe është gati për të hyrë në  drejtimin e një ministrie. Pavarësisht se ndarja nga ministria e Financave dhe bashkimi me ministrinë e Kulturës, është I vështirë nga pikëpamja administrative. Në krahun tjetër patjetër që duhet riorganizimi mbi bazën e funksioneve që ti bëjë eficente. Është e vështirë por jo e pamundur. Duhet provuar me forcë për ta shtyrë përpara. Ndërkohë që në planin ideologjik. A duhet komercializuar kultura. Jam kundërshtar. Kultura duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo vetëm e atyre që kanë mundësi të paguajnë për tu bërë pjesë. Ideologjikisht jam kundër por duhet provuar si funksionon

Ministria  antikorrupsionit?

Është e domosdoshme. Korrupsioni është kthyer në fenomen kulturor. Të gjitha këto janë cështje të qeverisjes. Pse një  ministri antikorrupsioni? Sepse korrupsioni është problem i qeverisjes. Nuk mendoj se duhet të jetë fokus vetëm i SPAK por të jetë betejë e përditshme e një ekzekutivi. Korrigjimi duhet të vijë nga brenda. Zyrtari që nuk zë mend, ministër, zv/ministër, drejtor le të shkojë të përballet me SPAK.  Njeri me zor nuk të bën hajdut, as me të lutur, do pa bëhesh. Eshtë grykësia. Në gjithë botën Prokurimet publike nuk përdoren për qoka, apo favore por inovacion. Korrupsioni duhet luftuar brenda. Nëse shfaqet në nivele ekzekutive duhet luftuar dhe ata që drejtojnë duhet luftuar në nivele maksimale. 

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 08/02/2024 22:40

    po si qenka te komercializosh kulturen duke forcuar hallkat e tyre lidhese duke e kthyer kulturen ne motor te koezionit social ne te gjitha deget e rendesishme te ekonomise nepermjet zhvillimit te ambjentit social, specialimit te kapitalit njerezor drejt ballafaqimit te mendimit te shkollave dhe kultures organizatiive me efikase dhe rritjes se cilesise jetes se shoqerise ne te gjithe territorin jo vetem ne kryeqytet. Nese duhet te rishikohet edhe lista e monumenteve te kultures e pare ne kete kendveshtrim le te behet sepse nje super ministri e orientuar ne keto tre prioritete do ishte garante e ruajtjes se vlerave humanitare boterore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë