Jam me kë nuk urren. Ka të tillë?

Jam me kë nuk urren. Ka të tillë?

Pas diktaturës dolëm të gjithë si nga një tenxhere e madhe presioni, të shtypur në liritë elementare dhe në natyrën njerëzore me krijimtarinë dhe ndjenjat shumëngjyrëshe. Pas diktaturës, të mëdhenj, të rinj e fëmijë, burra e gra, duhet të rregullonim marrëdhënien tonë me lirinë. Lum kush e pati me harmoni këtë rrugëtim, por për shumë nuk ishte dhe nuk është ende e lehtë. Shtypja e kohës ndjehet ende në shpërthimet e forta dhe të pakontrollueshme të sotmet. Urrejtja dhe ligësitë janë papastërtitë që dalin e ndotin akoma shumë mjedisin. E largët duket zgjidhja, e vështirë qetësia, por deri atëherë duhet të bëjmë zgjidhjen më të mirë.

Të gjithë kemi gabuar dhe vazhdojmë të gabojmë: gjykojmë personin, individin dhe jo punën dhe veprimin e tij. Disa shembuj? Nëse them që Besa është e keqe, vë një vulë në personin e saj. Nëse them që Besa veproi keq duke shtyrë përtokë Erën, jap mendimin tim mbi një veprim të momentit të saj. Nëse them që Ardi është injorant, vë një damkë mbi individin, nëse them që Ardi nuk ka informacionin e duhur rreth Reformës Zgjedhore, shpreh mendimin tim mbi një problem specifik. Nëse shprehem se Ana është gazetare e keqe, jam gabim. Nëse them që Ana raportoi me gabime lajmin për dhunimin e një të mituri, po përpiqem të ndihmoj në një korrigjim që është i vlefshëm për të gjithë. Por opinioni publik shqiptar është i elektrizuar negativisht me individë që gjykojnë negativisht dhe reciprokisht të tjerë individë dhe kjo krijon një gjendje jo të mirë bashkëjetese. Asnjë qënie njerëzore nuk është i/e keq për të gjithë: mund të jetë një baba, bashkëshort/e, koleg/e fantastike, por njëkohësisht një fqinj/e që nuk vepron mirë. Prandaj shoqëria shpiku si domosdoshmëri Drejtësinë dhe strukturat e saj për të gjykuar njerëzit, vetëm e vetëm që njerëzimi të mos binte në anarki.

Por ne jemi të gjithë në një situatë të tillë që ende nuk kemi Drejtësi. Do të ishte kollaj të vepronim drejt në kushtet e një arbitri perfekt. Sot. Sot na kërkohet të veprojmë drejt, kur ende nuk e kemi një arbitër të standarteve perëndimore, një arbitër që të ketë vullnetin të gjykojë drejt për çdo kontradiktë, në respekt të ligjeve më të mira dhe dinjitoze të shpikura nga qytetërimi. Atëherë sot të gjithë shqiptarëve na kërkohet një sakrificë: Kush prej nesh arrin të jetë konstruktiv? Kush prej nesh arrin të përmbahet në shpërndarjen e urrejtjes, ligësisë, ndarjes, përfoljes? Kush prej nesh bëhet solidar me kë është i qytetëruar dhe njeri i mirë. Unë jam në këtë kërkim. Nuk e di sa janë si unë në Shqipëri?

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arian: 08/10/2020 14:44

    get a life for fucks sake ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë