Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot ditën e tretë të përgatitjeve për ndeshjen e parafundit në grupin kualifikues kundër Anglisë ku grupi vijon të mos jetë i plotë për shkak të Armando Brojës, i cili ka pak gjasë t’i bashkohet ekipit në Londër. Në këto kushte, duke parë edhe mungesën e Rei Manajt, Sokol Cikalleshi, i cili ka rezultuar futbollisti i javës në Turqi pritet ta nis si titullarë.
'Kam shënuar në kampionat me ekipin dhe nëqoftëse do jem në fushën e lojës me formën e mirë që kam do ta ndihmoj ekipin me një rezultat sa më pozitiv. Do shohim në fushën e lojës nëse do bëjmë atë që mund të realizojmë të gjithë së bashku, si grup, si ekip. Është ndeshje shumë e vështirë, por gjithashtu shumë e bukur për t’u luajtur,'-shprehet Sokol Cikalleshi, futbollist i Kombëtares.
Edhe pse e konsideron një kundërshtar me nivel shumë të lartë Odise Roshi beson te mrekullia kundër Anglisë. Në kokën e tij, ashtu si të gjithë shqiptarëve, janë bërë llogaritë se si mund ta kalojmë grupin.
‘Tani mrekullitë kanë ndodhur dhe janë të bukura. Shpresoj të ndodhin sërish sepse kështu kemi shkuar edhe në Portugali në 2014 dhe kemi fituar. Tani lojtarët janë në formë si Cikalleshi, i cili ka qenë lojtari i javës në Turqi. Ashtu ka edhe lojtarë të tjerë si Bare, Kumbulla dhe Ismajlli që luajnë në nivele shumë të lartë në Seria A,’-thotë Odise Roshi, futbollist i kombëtares.
UEFA ndërkohë ka përzgjedhur edhe arbitrat që do vendosin drejtësi të premten në orën 20:45 në Uembley. Ata do jenë një katërshe nga Gjermania me kryesor Feliks Zuajer.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2092
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Sokol Cikalleshi rikthehet në Turqi, firmos në Ligën e Parë
9 Janar, 12:09
-
Pesë futbollistët e Kombëtares që janë ende pa ekip
8 Janar, 11:24
-
VIDEO/ Taulant Seferi shënon në Turqi, fiton duelin me Rey Manaj! Gol edhe Odise Roshi
14 Dhjetor 2024, 19:21
-
Për herë të fundit në 'Air Albania', pesë futbollistë i japin nesër lamtumirën Kombëtares
15 Nëntor 2024, 13:40
-
Zyrtare/ Odise Roshi tërhiqet nga Kombëtarja me 71 ndeshje dhe 5 gola, dje u largua edhe Balaj
14 Nëntor 2024, 11:33
-
GOLAT/ Sokol Cikalleshi ‘Traktor’ në Champions League, tripletë për 14 minuta nga kavajasi
7 Nëntor 2024, 09:10
-
Në Turqi shënojnë Seferi e Roshi, goli i Myrto Uzunit s’mjafton! Granada shkarkon trajnerin (VIDEO)
21 Shtator 2024, 15:47
-
Cikalleshi e mbylli me Kombëtaren, FSHF: Mirënjohje, dha kontribut të madh si kuqezi
27 Gusht 2024, 14:29
-
Eduard Zaloshnja: Shanset 50-50 për Itali-Shqipëri, modeli statistikor i parashikon 58%-42%
15 Qershor 2024, 09:11
-
'I drejtë vendimi për Cikalleshin', Cungu: Sylvinho më befasoi me Uzunin, Medon Berisha risia që duhej
29 Maj 2024, 14:05
-
Sylvinho e la jashtë Evropianit, Cikalleshi tërhiqet nga Kombëtarja: Dhashë shpirtin në fushë, por një fund që s'e zgjodha vetë
28 Maj 2024, 14:48
-
Sylvinho lë jashtë 'Euro 2024' 23 gola, shpërthen agjenti i Uzunit: Padrejtësi! Ka shënuar më shumë se 5 sulmues të thirrur
28 Maj 2024, 11:28