‘Jam non-grata’, Eduart Grishaj tregon skandalin: Hipokrizi, Qendra e Filmit nuk më mbështeti, fiton para nga filmi im

“Kam aplikuar tre herë te qendra e filmit, jam person ‘non-grata’, hipokrizi që ata fitojnë lekë nga filmi im”. Me këtë deklaratë, regjisori Eduart Grishaj ka treguar skandalin që ndodh me prodhimin e filmave në kinematografinë Shqiptare. Teksa ecën, Grishaj rrëfen në emisionin N’kohë me gazetarin Ermal Qori, të gjitha prapaskenat e filmit ‘Sophia’.

“Ne në Shqipëri kemi një qendër filmi, një institucion që duhet të mbështesë të rinjtë, por fatkeqësisht është i degraduar, kam marrë 0 mbështetje, kam kërkuar ndihmë sepse pata besim se ishte historia e At Zef Pëllumbit që bën një promovim të kulturës tonë. Ata më thanë që projekti do fitoj patjetër, si përfundim nuk erdhi asgjë, sipas statistikave filmi im është më i shikuari mbi të gjithë filmat e 3 viteve të fundit të financuar nga kjo qendër, hipokrizia më e madhe është që qendra e filmit fiton para nga filmi im.

Kam aplikuar 3 herë te qendra, unë jam person non-grata atje. Me filmin tim qendra merr fitim nga biletat e mia. Kjo mua nuk më ndalon të eci përpara, e them për njerëzit e rinjtë që demoralizohen dhe prandaj nuk ka filma këtu, sepse është një keqmenaxhim nga kjo qendër. Është një ligj në Shqipëri që qendra filmit merr një % fitimi nga prodhimi i filmit tim. Aty ka një klan të caktuar dhe e din ata se si i bëjnë këto gjëra”- Tha ai.

Grishaj ka rrëfyer eksperiencën me aktorët e mirënjohur, ndërsa e ka quajtur si më “problematiken” Arbana Osmanin, pasi sipas tij Arbana improvizonte duke dal nga skenari.

“Arbana ka qenë aktorja më e vështirë, madje edhe ca halle që kam pasur më tepër ja kam kaluar asaj…Arbana ka shumë vite në televizion dhe është mësuar te emisioni e thoshte tekstin me fjalët e veta, gjë që në film nuk duhet të ndodhi pasi kjo ndryshon shumë gjëra edhe mbrapa”-përfundoi ai.

“Sophia” është prodhimi i fundit filmik i regjisorit Grishaj. Filmi ka korrur sukses jo vetëm në Shqipëri por kudo në diasporën Shqiptare

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/11/2022 01:49

    Pse paskemi /Qender filmi/?! Kinematografia jone vdiq diten qe injorantet e politikes dhe /biznesmenet e artit/ e cuan KINOSTUDION per /skrap/.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë