'Jam ushtari jot'! U shkarkua pas arrestimit të vëllait për trafik droge, PËRGJIMET e Bild ku shefi i Rrugores Dibër flet me Saimir Tahirin

'Jam ushtari jot'! U shkarkua pas arrestimit të vëllait për trafik droge, PËRGJIMET e Bild ku shefi i Rrugores Dibër flet me Saimir Tahirin

1579348477_tahiriaga.jpg

Robert Aga, drejtori i Policisë Rrugore Dibër i cili u shkarkua mbrëmjen e djeshme pas arrestimit të vëllait të tij për trafik droge. Ai doli pak muaj më parë në përgjimet e gazetës gjermane Bild, për shitblerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017, të zhvilluara në qarkun e Dibrës, që janë edhe pjesë hetimeve të dosjes 184. Aga doli pak muaj më parë në përgjimet e Bild teksa fliste me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri i cili e falenderon për angazhimin, ndërsa Aga shprehet se nuk ka nevojë për falenderim pasi është ushtari i tij.

Robert Ago: O shoku im si je
Xhemal Qefalia: Ej jam me nje tavoline kështu. Ku ke qef me shku ti në Bulqizë a?
Robert Ago: Po. Kush të tha ty?
Xhemal Qefalia :Ok hajt , cao . Jemi këtu me kryeministrin  dhe ministrin
Robert Ago: Jo, unë ju garantoj tu jap cfarë t'iu dojë qefi
Xhemal Qefalia: Sepse mos bim atë Arben Keshin aty , si thu ?
Robert Aga: Po mirë me.
Xhemal Qefalia :Për kokë tate po …Do të dërgoj foto nga tavolina?
Robert Ago :Po më gjete nai dashnore, çi dua fotot
Xhemal Qefalia Pse e mbylle, ja ta nxjerr i cik ministrin se na cave b** , foli. Ej foli një çik këtij shefit të komisariatit Bert Agës.
Saimir Tahiri: Alo, o Bert.
Robert Aga: Mirmroma si je ?
Saimir Tahiri:Nuk shko kjo punë që ma jep Xhemali telefonin dhe të falënderoj unë ty. Nuk shkon kjo .
Robert Aga: Jo të lutem .
Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon.
Robert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer
Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit shumë për angazhimin, je i madh.
Robert Aga: E kam detyrim
Saimir Tahiri: Je i madh , edhe mos e rruj k*** për atë që thonë ata se s'na e ha t*** për ata legena.
Robert Aga: Unë jam ushtari jot
Xhemal Qefalia Ke të fala dhe nga Ulsiu. Foli pak Ulsiut
Ulsi Manja: Ku je mer vlla?
Robert Aga:Në Peshkopi ? C'bëni mo ?
Ulsi Manja:Hic më me kryeministrin.
Robert Aga: Ej mu më duhet me shku pak atje .
Ulsi Manja: Ku mer ?
Robert Aga: Te Bulqiza, po u ndërruam .
Ulsi Manja:Ne themi për të shkosh për  ma lart meër burrë .
Robert Aga: Mirë më mirë ju e dini , por unë kam qef dhe atë .
Ulsi Manja: Tani a do më dëgjosh mu, bisedo me Xhemalin se kët e kam si shefin e komisionit të sigurisë ne bëjmë llafe të vish për ma nolt , për nai gjo ma të madhe se mu mduken gjona të vogla ato o miku im.
Robert Aga: Mirë mirë…
Ulsi Manja: Mbaje me xhemalin në koerent se këtë kemi organizuar si kryetar komisioni .
Robert Aga:Xhemalin e kam pas vartës.
Ulsi Manja: oo Xhemalii  Komisionit të sigurisë , e keni si shef sot dakord.
Robert Aga:Ai thotë jam ushtar i Bertit , Berti ka qenë komandanti im.
Ulsi Manja:Në rregull në rregull.
Xhemal Qefalia: Hëmër ti se mça t*** mu , kush jam unë ?
Robert Aga: Ej po si ma nxjerr mu ministrin në telefon o k***?
Xhemal Qefalia: Po ti je shoku im , mos më çaj k**mu , do të qis  Ramën , ti folësh Ramës ?
Robert Aga:Po lëre o vlla tashi , shif tma bosh ato shkresën nga Bulqiza .
Xhemal Qefalia: Mos na çaj b** tashi . a je shoku im ? Mos na çaj b**..
Robert Aga: Unë ashtu kam qenë dhe do jem.
Xhemal Qefalia: Hajde vlla ciao 


Lajmi kryesor:

I vëllai u arrestua për trafik droge, shkarkohet nga detyra shefi i Rrugores së Dibrës që doli tek përgjimet e Bild


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit