Jamarbër Malltezi: Vendimi
i KQZ-së antikushtetues

Jamarbër Malltezi: Vendimi<br />i KQZ-së antikushtetues
Jamarbër Malltezi,  kreu i Departamentit të Mjedisit, e ka quajtur antikushtetues vendim e sotëm të KQZ-së, që ka rrëzuar tre kërkesa për refendum.

“Vendimmarrja e sotme e KQZ-së ishte turp dhe ishte në kundërshtim të plotë qoftë me Kushtetutën, qoftë me parashikimet e dispozitave kryesore Kushtetuese. Ne do t’i qëndrojmë të gjitha rrugëve ligjore pavarësisht se në këtë vend nuk ka pushtet që nuk e kanë uzurpuar pushtët e shtetit”, tha Malltezi.
 
Ai deklaroi se “vendimi i sotshëm i KQZ-së i ka rrënjët tek betonierët e klientëve të dyshes Rama-Meta që vijnë në këtë park për të hedhur beton përditë”.

“Për ata të qeverisë në KQZ më e rëndësishme është tesera e partisë sesa Tirana dhe mushkrit e fëmijëve tanë”, u shpreh Malltezi.

Ndërsa, Leonard Olli tha, kreu i këshilltarëve të PD-së në Bashkinë Tiranë, e konsideroi paradoks vendimin e Bashkisë për të vijuar punimet për ndërtimin e këndit të lojrave të Parku i Liqenit Artificial.

“Të futësh me dhjetëra betoniere në sipërfaqen e Liqenit të Tiranës, të ndotësh ambientin, të betonizosh të vetmen mushkëri të gjelbër, e cila ka dhe përcaktime shumë të qarta për specifikat e saj dhe të pretendosh se nuk ka nevojë për leje mjedisore  apo për studim mjedisor, është paradoksi më i madh”, deklaroi Olli.

“Vandalët e pushtetit që kanë uzurpuar sot pushtetin qendror dhe atë vendor, që po e përdorin  Erion Velinë si një qen sulmues për të kafshuar mushkëritë e gjelbërta, të jenë të bindur për diçka; nuk do të kalojnë betejën me drejtësinë sado që të vonojë ajo dhe të jenë të bindur që do të përballen dhe do të ndëshkohen nga ligji”, shtoi ai.

Si Olli ashtu edhe Malltezi thanë se me vendimin për vijimin e punimeve te liqeni, “dhunohen të paktën 5 ligje”.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh