Janar 2014, mblidhen 14.5
miliardë lekë të ardhura

Janar 2014, mblidhen 14.5<br />miliardë lekë të ardhura
TIRANE- Muaji i parë i vitit 2014 është mbyllur me një rezultat pozitiv nga Administrata Tatimore për sa i përket të ardhurave të mbledhura. Gjatë muajit janar janë mbledhur 14 miliardë e 439 miliardë lekë të ardhura tatimore, të cilat i shtohen buxhetit të shtetit. Nëse krahasohen të ardhurat e mbledhura në muajin janar të vitit 2013,me ato të mbledhura në muajin janar të këtij viti, rezulton se ato janë rritur me 7.6%. E thënë në shifra, në muajin janar 2014, janë mbledhur 991,5 milionë më shumë të ardhura se sa e njëjta peridhë e një viti më parë.

Administrata Tatimore ka realizuar për muajin janar të këtij viti një mbledhje të të ardhurave që kap shifrën 8 miliardë e 424 milionë lekë. Në krahasim me të ardhurat e mbledhura në muajin janar të vitit 2013, Administrata Tatimore e ka përmirësuar përformancën e saj, duke qenë se në janar të këtij viti, janë mbledhur 714.1 milionë lekë. E thënë në përqindje, të ardhurat e mbledhura nga Administrata Tatimore janë rritur me 5.2%.

Ndërkaq, përmirësime janë shënuar edhe në mbledhjen e Kontributeve të Sigurimeve Shëndetësore. Në janar të vitit 2014 janë mbledhur 5 miliardë e 643 milionë lekë Kontribute të Sigurimeve Shoqërore. Krahasuar me të njëjtën periudhë të para një viti, është shënuar një rritje që kap shifrën 277,3 milionë lekë. E shprehur ndryshe, kjo rritje rezulton 5.2%.
 
Performanca
Parashikimi i administratës “Berisha” përsa i përket të ardhurave për vitin 2013 nga tatimet dhe doganat ka rezultuar 30 miliardë lekë më pak se sa vlerësimi i buxhetit të rishikur për këtë vit. Këto të dhëna mbështesin deri diku edhe faktin që e kanë bërë të ditur në raportet e tyre shumë kompani financiare ndërkombëtare, sipas të cilit një nga problemet më të mëdha financiare të Shqipërisë është mbledhja e të ardhurave që vijnë nga tatimet dhe doganat. Që në fillim të mandatit të saj, Qeveria e majtë e ka bërë prioritet rritjen e performancës në realizimin e mbledhjeve të të ardhurave tatimore.
 

Shkrimi u publikua sot (08.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës