Anija kineze ne portin e Durresit. Foto:Gezim Kabashi
Sipas të dhënave statistikore, në Terminalin Perëndimor, i cili menaxhohet nga APD, janë përpunuar 51 anije gjithsej, ndërsa në Terminalin Lindor numri i anijeve të përpunuara në tre muaj është 19. Në këto dy Terminale janë përpunuar 362 mijë ton mallra gjithsej në anije që kanë transportuar mesatarisht 5171 ton. Ndërkohë, në Terminalin e Kontejnerëve janë përpunuar 41 anije me një mesatare prej afro 550 kontejnerë TEU.
Gjatë periudhës 3-mujore tragetet kanë kryer 226 lundrime vajtje - ardhje me rreth 182 mijë ton mallra.
Nga të dhënat e sektorit të statistikave mësohet se anija kineze "Jia Ning Shan" me gjatësi 200 metra është mjeti lundrues, që ka ngarkuar 30.300 ton klinker për eksport, sasia më e madhe e përpunuar në një anije që nga fillimi i vitit. /atsh/