Janar-maj, mungojnë 57 milionë euro investime publike

Janar-maj, mungojnë 57 milionë euro investime publike

Dikasteret nuk po arrijnë të realizojnë projektet e planifikuara, duke thelluar më tej edhe në fund të pesëmujorit të parë të vitit deficitin në investimet publike. Në total, të ardhurat në buxhetin e shtetit për periudhën nga janari deri në fund të muajit maj, sipas statistikave zyrtare paraprake të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, janë realizuar 100 për qind, ndërsa shpenzimet sa 97 për qind e planifikimit fillestar për këtë periudhë. Kjo ka bërë që performanca buxhetore sërish të shënojë suficit.

Të ardhurat

Sipas Financave, janë mbledhur në total 188.3 miliardë lekë të ardhura të të gjitha llojeve, duke bërë që shifra e synuar të arrihet gati plotësisht. Shifra është më e lartë se ajo e një viti më parë, kur të ardhurat shënuan si 5-mujor 176.7 miliardë lekë. Ajo që vijon të bëjë përshtypje, është se Tatimi mbi Vlerën e Shtuar vijon të jetë nën planifikimin. Janë 4.3 miliardë lekë që janë grumbulluar më pak nëpërmjet TVSH-së, nga sa ishte planifikuar, megjithatë shifra prej afro 55 miliardë lekësh është më e lartë se 53.8 miliardë që u shënuan vitin e kaluar.

Akcizat kanë realizuar 99 për qind të shifrës së planifikuar, ndërkohë që edhe tatimi mbi fitimin, edhe ai mbi të ardhurat personale kanë tejkaluar pritshmëritë, duke sjellë përkartësisht 12% dhe 11% më shumë nga ajo që pritej.

Ka qenë pushteti vendor, që duket se ka shënuar shifra mjaft më të larta se ato që planifikoheshin në fillim të vitit. Kështu, nga 170.5 miliardë lekë, që ishin të ardhurat e bashkive një vit më parë në periudhën janar-maj 2018, këtë pesëmujor shifra shkon në 187.4 miliardë lekë. Këtu dallojnë të ardhurat nga taksat mbi pasurinë, që janë 58% mbi planin, taksat lokale (+19), ndërkohë që biznesi i vogël ka paguar vetëm 71 për qind të taksave të planifikuara.

Nga kontributet e sigurimeve shoqërore është arritur të realizohet planifkimi, ndërkohë që ato për sigurimin shëndetësor janë realizuar në masën 96 për qind. Nga ana tjetër, fondi i kompensimit për pronarët është “pasuruar” me 482 milionë lekë, që është një shifër 197 milionë lekë, ose 69% më e lartë se ajo që synohej për këtë periudhë të vitit.

Shpenzimet

Shpenzimet buxhetore në total kanë qenë 5.3 miliardë lekë, ose 43 milionë euro më pak se parashikimet. Për papunësinë janë paguar 76 për qind më shumë se plani, për ndihmë ekonomike 16 për qind më shumë, si dhe shifra në favor të ish-të përndjekurve ka qenë 145 për qind më e lartë se prognoza e periudhës.

Por investimet publike kanë shënuar një shifër mjaft të ulët, duke ndjekur një tendencë jonormale për një periudhë zgjedhore, kur tradicionalisht shifra fryhet në mënyrë artificiale, por këtë vit nga janari deri në maj shifra është 24 për qind më e ulët se ajo e parashikuar. 22 miliardë lekët e shpenzuar për investime janë më të ulta edhe se një vit më parë (22.3 miliardë lekë), duke shënuar një “gropë” prej 7 miliardë lekësh, ose 57 miliardë eurosh mosrealizim në këtë zë të rëndësishëm.

Si rezultat i këtyre arritjeve, buxheti sërish vazhdon të jetë në suficit, por shifra është mjaft më e ulët se ajo që parashikohej.

Shpenzimet kapitale

Investimet publike kanë shënuar një shifër mjaft të ulët, duke ndjekur një tendencë jonormale për një periudhë zgjedhore, kur tradicionalisht shifra fryhet në mënyrë artificiale, por këtë vit nga janari deri në maj shifra është 24 për qind më e ulët se ajo e parashikuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • YoungTribune.com: 16/06/2019 11:40

    Nuk mungojne por fondi nuk eshte levruar akoma sepse sipas nje VK -meje leket duhen per te paguar vendimet e gjykates se Strasburgut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë