Janar-mars 2020/ INSTAT: Bie me 25% numri i lejeve të ndërtimit! Pas tërmetit ulet 75% interesi në Lezhë dhe mbi 50% në Durrës

Janar-mars 2020/ INSTAT: Bie me 25% numri i lejeve të ndërtimit! Pas tërmetit ulet 75% interesi në Lezhë dhe mbi 50% në Durrës

Ulen me rreth 25% numri i lejeve të ndërtimit të miratuara në tremujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave të INSTAT për periudhën Janar-Mars janë dhënë në total 184 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 245 leje të miratuara në tremujorin e parë 2019.

Sa i takon anës financiare vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 13,4 miliardë lekë, nga 25,2 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2019, duke shënuar një rënie prej 47,0 %.

Tirana është qyteti me numrin më të lartë të lejeve të miratuara për ndërtim me 84 të tjera,, më pas Elbasani me 19 leje, Korça dhe Vlora me nga 16 leje, ndërsa në  vend të fundit me vetëm një leje të miratuar është Kukësi. Po ashtu vihet re se ka rënë interesi edhe për Durrësin, pasi numri i lejeve të dhëna për ndërtime atje është 12, ose 14 më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Referuar të dhënave edhe në raport me tremujorin e fundit të vitit 2019, kur ndodhi edhe tërmeti i 26 nëntorit përsëri numri i lejeve është në rënie për Durrësin me 11 leje më pak se në fund të dhjetorit.

Po ashtu edhe në qytetin e Lezhës përsëri e prekur ndjeshëm nga tërmeti i nëntorit, ka rënë me 75% numri i lejeve të miratuara në raport me një vit më parë. konkretisht në periudhën Janar-mars 2019, u miratuan 24 leje në Lezhë këtë vit u miratuan vetëm 8.

Paralelisht me këtë rënie të numrit të lejeve të dhëna është reduktuar edhe sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja. Sipas INSTAT në tremujorin e parë 2020, është 333.645 m2, nga 581.236 m2 miratuar në tremujorin e parë 2019, duke shënuar një rënie prej 42,6 %.

(Kliko këtu ) Dokumenti i plotë me të dhënat dhe tabelat e INSTAT

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arjani: 03/06/2020 20:06

    Durresi eshte gjysem i shkatarruar,,edhe nje termet tjeter do dhe shembet totalisht....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen