Janë njerëz

Janë njerëz

Sono persone, sono persone

8 gusht 1991. Mijëra shqiptarë që zbarkuan nga anija Vlora në portin e Barit ishin thjesht njerëz për kryebashkiakun Barez të asokohe Erico Dalfino.

Ai nuk u mor me rracën, fenë, bindjet, e origjinën. Roma e më saktë presidenca e qeveria Italiane kërkoi të kthehen pas.

Ai refuzoi. Sot është pjesë e historisë më të gjallë të emigracionit botëror, ngjashëm me lumin njerëzor që mposhti "murin e berlinit" sipas fotoreporterit Luca Turi.

30 vite më pas, shumica e tyre nga bordi anijes janë qytetarë italian.

Në këtë përvjetor, Shqipëria ka një sfidë.

Të pranoj apo jo Afganë?

Ata që ndihmuan aleancën me përkthim, informacion dhe ata që krah Nato-s luftuan me Talebanët. Ka luftuar prej dekadash edhe Shqipëria në qoftë se nuk e dini apo kujtoni.

Përgjigja?

Është: PO

Jo përse i zoti shtëpisë sot kryeministri Rama e paska kërkuar më herët. Ndoshta edhe pa u konsultuar sëpari me aktor e faktor brenda vendit, as përse e kërkon SHBA.

PO.

Sepse ata janë njerëz si dikur ne më 8 gusht 1991.

Teksa mëngjesi nisi me lajmin se do strehojmë edhe provizorisht Afgan, ndjesia ishte e mirë. Pa kaluar në rreshtat kur i zoti i shtëpisë sillte në krahasim historinë e Hebrenjve.

Hebrenjtë janë thesari më i çmuar i shqiptarisë.

I strehuam atëherë kur nazizmi ishte shfarosës.

Sot Afganët, më parë dezertuan se sa luftuan për vendin e tyre.

Investimi ushtarak ishte krejt i paimagjinueshëm me çdo ndihmë ndaj të tjerëve, nga sa bota mbështeti Afganët përfshi SHBA-NATO.

I pakrahasueshëm edhe me atë mbështetje që bota u dha muxhahedinëve, opozitës Iraniane.

Gjithsesi.

Ujgurët, Muxhahedinët që qeveria Berisha pranoi dikur. Sot jetojnë mes nesh. Askush s'jeton sot me doktorin por mes shqiptarëve.

Nesër Afganët. Po ashtu, ata s'do jetojnë me z.Rama. Do jetojnë mes shqiptarëve.

E për ata që janë kundra s'duhet fyerje apo arrogancë. Duhet transparencë, informacion. Ka shumë që se kuptojnë gjeopolitikën. Por ata s'janë fajtorë. Faji është i të zotit të shtëpisë që s'di ta sqaroj familjen e tij. Këtë rast, publikun shqiptarë.

Media edhe këtë herë ishte një hap para. Publikoi informacionin që qeveria e dinte por se bëri publik.

Afganët janë njerëz. Ata kanë të drejtë të jetojnë. Uroj shumë që në shqipëri mos gjej streh ai ushtaraku Afgan që kish arreduar edhe kolltukun me ar e flori dhe ditën që do luftonte për popullin e në emër të popullit ja mbathi!!!

SI.E./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edvinaffistan: 16/08/2021 20:39

    Po mre arsen, aty i paten armet dhe makinat. Pse nuk i muarren? E kuptoj qe jane njerez, por problemi qendron se ti nuk e ke nje cilesim te tille nga artilulli qe shkruan.

    Përgjigju
  • Max: 15/08/2021 18:50

    Po Arsen miku im, Ata jane njeres dhe sot kane nevoj te trajtohen si njeres. Eshte ne nderin dhe fisnikerine Tone ti trajtojme si njeres . Lidhur me transparencen jam dakort me Ju bile jam qe ne raste te tilla vendimi te jete institucional dhe kolegjial . Flm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!