GREQI – Policia sekuestroi mesditën e së dielës rreth 106 kg kanabis sativa pranë fshatit Aristi në qytetin e Janinës. Sipas policisë lokale, lënda narkotike ishte e ndarë në 4 çanta të cilat u gjetën të hedhura në një shkurre në një zonë të pyllëzuar.
Dyshohet se lënda narkotike kishte dalë nga Shqipëria dhe ishte fshehur në shkurre me qëllim që të merrej nga disa persona të tjerë me qëllim trafikimi.
Megjithatë hetimet e policisë janë në zhvillim. Autoritet e Janinës janë duke punuar për të identifikuar dhe për të kapur poseduesit e 4 çantave me marijuanë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com