Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka komentuar vendimin e Presidenti Ilir Meta për dhënien e nënshtetësisë shqiptare Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Pasi uroi të gjithë besimtarët për festën e Krishtlindjes, Ruçi u ndal dhe te nënshtetësia, për të cilin foli shkurtimisht. Ai i përcolli Janullatos dy urime, atë për Krishtlindje dhe atë për nënshtetësinë shqiptare.

“Jam këtu për ta uruar hirësinë Janullatos dhe për ta uruar, dy urime bashkë: Gëzuar Krishtlindjen dhe nënshtetësinë”, tha Ruçi.

d.c./shqiptarja.com