Mitropoliti i Korçës, Joan, ka përshëndetur vendimin e Presidentit Ilir Meta për dhënien e nënshtetësisë shqiptare Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Mitropoliti Joan e ka cilësuar këtë vendim një lajm shumë të mirë për besimtarët ortodoksë, duke shtuar se Janullatos ka dhënë një kontribut të madh prej 26 vitesh në krye të Kishës Ortodokse. Sipas tij, edhe pse e vonuar dhënia e nënshtetësisë është diçka e rëndësishme.

“Është një lajm shumë i mirë për komunitetin tonë. Kryesuesi i Kishës Ortodokse prej 26 vitesh ka dhënë një kontribut shumë të madh dhe ne e vlerësojmë këtë moment. Dhënia e nënshtetësisë edhe pse me vonesë dhe pas shumë vite pritje është diçka e rëndësishme ndaj mirënjohje për këtë gjë”, tha Mitropoliti. 

d.c./shqiptarja.com