Edhe pse kontrata aktuale me United i përfundon në verë drejtuesit e kuq nuk kanë pritur deri atëherë duke parë edhe ofertat e Barcës, Juves, City-t, por edhe shumë ekipeve të tjera që janë interesuar për kosovarin që ka lindur në Belgjikë.
Mesfushori u bë i njohur javët e fundit me dy golat që shënoi përballë Sanderlandit në kampionat duke i dhënë fitoren United. Lajmi për firmosjen e kontratës është publikuar në faqen zyrtare të klubit legjendar, teksa ka qenë vetë futbollisti që ka shkruar se ‘është një kënaqësi e madhe të nënshkruaj një kontratë për Mancester Junajtid”.
Firmosja e kontratës tani ka shmangur largimin në verë me parametra zero. “Januzaj është një talent i jashtëzakonshëm”, thotë trajneri i Mancesterit, Dejvid Mojes.
Tashmë pritet edhe përgjigja e dytë e enigmës së madhe se me cilën kombëtare do të zgjedhë, por sipas të gjitha gjasave me një justifikim se Kosova nuk është njohur ende, Januzaj do të zgjedhë Anglinë.
d.b/shqiptarja.com