TOKIO, 16 korrik /ATSH-AFP/ - Një tërmet tjetër me magnitudë 4,6 ballë të shkallës Rihter ndodhi sot në afërsi të centralit bërthamor të Fukushimas, njoftoi Agjencia meteorologjike kombëtare.
Tërmeti u regjistrua në orën lokale 17:24 në rajonin bregdetar të quajtur Hamadori në prefekturën Fukushima (verilindje), atje ku ndodhet kompleksi bërthamor i shkatërruar nga cunami i 11 marsit 2011.
"Nuk ka rrezik për cunami", theksoi agjencia në faqen e internetit.
Ky tërmet ndodhi ndërkohë që një tërmet me magnitudë 6,8 ballë Rihter ndodhi në brigjet e të njëjtës zonës javën e kaluar. Ai shkaktoi një cunami të vogël prej disa dhjetra centimetra./
/ec/