Një tërmet me magnitudë 6,1 ballë të shkallës Rihter goditi sot veriun e Japonisë, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

"Ende nuk ka njoftime për viktima apo për dëme materiale, ndërkohë që nuk është lëshuar alarm për cunami", shtoi ajo.

"Epiqendra e tërmetit, që ra në orën 02:36 GMT, ishte në bregun lindor të prefekturës së Aomorit, në një thellësi prej 10 kilometrash", tha agjencia e sipërcituar.

ATSH