Peshkatarët, arrijnë të peshkojnë një kallamar gjigand. Ngjarja ka ndodhur 250 kilometra në veri të Tokyo-s, në Japoni.
Kallamari, nuk bën pjesë tek ajo specie gjigande që jeton në thellësitë e oqeaneve, por është një kallamar gjigand, që nuk arrin të peshkohet çdo ditë dhe për më tepër, kur e nxorën në breg, ai ishte ende gjallë.
Ky kallamar, ishte një ekzemplar mashkull, që peshon 163 kilogramë dhe ka një gjatësi prej 8 metrash.
Njëri prej peshkatarëve, është shprehur se kishin vetëm 30 minuta që lundronin në atë zonë, ku më pas kishin parë kafshën ujore dhe kanë nisur të gjithë të bërtasin si të çmendur, se në det gjendej një kallamar gjigand.
Në Japoni, kallamarët janë një ushqim delikat dhe konsumohen si të gjallë, ashtu edhe të gatuar, por peshkatari u betua se nuk do të merrte asnjë pjesë të kallamarit të sapo kapur.
Më pas, kallamari gjigand u mor me një vinç dhe u ngarkua në një kamion, ku do të transportohej dhe do i dhurohej një Instituti Bio-marine.
Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com