Pasagjerët në anijen e lundrimit të Diamond Princess, të ankoruar në portin Yokohama të Japonisë do të largohen nga anija duke filluar që nga dita e nesërme, tha Ministri Japonez i Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies.
Kapiteni i anijes “Gennaro Arma” bën me dije se një pjesë e pasagjerëve, tashmë pacientë, pritet të kalojnë në objektet bregdetare, ndërsa pjesa tjetër do të largohen përmes fluturimeve të çertifikuara drejt vendeve të tyre.
Më shumë se 300 amerikanë ishin pasagjerët e parë të cilët u evakuuan nga anija gjatë fundjavës, pa përfshirë të infektuarit me koronavirus që kanë kaluar për trajtim në breg. Personat tashmë ndodhen në karantinë në dy baza amerikane në Kaliforni.
Lajmi kryesor: