Japonia ofron 100 mjete ushtarake në ndihmë të Ukrainës

Japonia ofron 100 mjete ushtarake në ndihmë të Ukrainës

Zvministri japonez i Mbrojtjes Toshiro Ino me ambasadorin ukrainas Sergiy Korsunsky

Japonia mbajti një ceremoni të mërkurën prej ku dhuroi rreth 100 automjete ushtarake për Ukrainën. Ky veprim i Tokios zyrtar synon të furnizojë Ukrainën me pajisje ushtarake më të rënda, krahasuar me dërgesat e tyre të mëparshme të helmetave dhe kostumeve ushtarake.

Në një ceremoni në Ministrinë e Mbrojtjes, në të cilën ishin ekspozuar dy kamionë gjysmë ton, zëvendësministri japonez i Mbrojtjes Toshiro Ino i dorëzoi ambasadorit ukrainas Sergiy Korsunsky, një dokument ku renditeshin tre llojet e automjeteve të përfshira në donacion.

"Shpresojmë që pushtimi të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të rikthehet jeta e përditshme paqësore. Ne do të ofrojmë sa më shumë mbështetje që të mundemi", tha Ino. Dhurimi, i cili përfshin gjithashtu edhe 30,000 racione ushqimore, vjen në kohën kur Qeveria e Japonisë po kërkon të lehtësojë politikën e transferimit të pajisjeve ushtarake, përmes një politike të re të sigurisë kombëtare që i lejon ushtrisë së saj një rol më të madh sulmues.

Teksa vendet e tjera i kanë ofruar Ukrainës tanke, raketa dhe avionë luftarakë, Japonia ka kufizuar donacionet e saj në pajisje jovdekjeprurëse, sepse politika e transferimit ndalon ofrimin e armëve vdekjeprurëse për vendet në luftë. Japonia i ka ofruar Ukrainës jelekë antiplumb, helmeta, maska kundër gazit, kostume, drone të vegjël dhe racione ushqimore që nga fillimi i pushtimit rus vitin e kaluar.

Kryeministri japonez Fumio Kishida i premtoi automjete presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky kur ata u takuan në Hiroshimë të dielën gjatë samitit të Grupit të Shtatë (G7) shteteve më të industrializuara. Japonia ka ofruar gjithashtu të trajtojë ushtarët e plagosur ukrainas në një spital ushtarak japonez.

Agjencia e Blerjes, Teknologjisë dhe Logjistikës tha se detajet, duke përfshirë numrin e saktë të automjeteve dhe kohën e dërgesës së tyre, janë duke u finalizuar. Tokio i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane në sanksionimin e Rusisë për pushtimin e saj dhe në ofrimin e mbështetjes humanitare dhe ekonomike për Ukrainën.

Japonia ka kontribuar më shumë se 7 miliardë dollarë në Ukrainë. Ajo ka pranuar gjithashtu më shumë se 2,000 ukrainas të zhvendosur dhe i ka ndihmuar ata me strehim dhe mbështetje për punë dhe arsim, një lëvizje e rrallë në një vend të njohur për politikën e tij strikte të emigracionit./REL

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar

Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar