Japonia përgatitet të rrëzojë mbetjet e satelitit 'spiun' të Koresë së Veriut

Japonia përgatitet të rrëzojë mbetjet e satelitit 'spiun' të Koresë së Veriut

Forcat ushtarake japoneze

Japonia ka aktivizuar përgjuesit e raketave dhe po përgatitet të asgjësojë çdo pjesë të mundshme nga një satelit i Koresë së Veriut që mund të bjerë në territorin japonez.

Ministri i Mbrojtjes, Yasukazu Hamada udhëzoi të shtunën trupat të përgatisin raketat tokë-ajër PAC-3 në Japoninë jugperëndimore, duke përfshirë Okinawa dhe ishujt e afërt, në një zonë që besohet të jetë nën një shteg fluturimi të një rakete koreano-veriore që do të transportojë satelitin.

Ai urdhëroi gjithashtu vendosjen e shkatërruesve të pajisur me raketa në ujërat bregdetare, sipas një deklarate të ministrisë.

“Ne po bëjmë përgatitjet e nevojshme për shkak të mundësisë së lëshimit të një urdhri për të shkatërruar raketat balistike dhe objekte të tjera”, thuhet në deklaratë.

Hamada udhëzoi trupat që të zbatojnë masat e nevojshme për të kufizuar dëmtimin në rast të rënies së një rakete balistike. Urdhri për të lëshuar raketa duhet të miratohet nga kryeministri.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha në fillim të kësaj jave sateliti i parë ushtarak spiun do të lëshohet në një datë të pacaktuar.

Në 2012 dhe 2016, Koreja e Veriut testoi raketa balistike që Pheniani i quajti lëshime satelitore. Të dy raketat fluturuan mbi rajonin e Okinawas.

"Prova e pushtimit"

Koreja e Veriut ka testuar rreth 100 raketa që nga fillimi i vitit të kaluar, duke thënë se po i përgjigjej manovrave të përbashkëta ushtarake SHBA-Kore Jugore që i quan një provë pushtimi. Disa nga raketat fluturuan mbi Japoni ose u ulën në brigjet veriore japoneze.

Javën e kaluar, Koreja e Veriut testoi për herë të parë një raketë balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurtë. Koreja e Veriut pritet të kryejë më shumë teste armësh ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut vazhdojnë stërvitjen e tyre të përbashkët ajrore në javën e ardhshme.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës