Japrakë me gjethe lakre të egër

Përbërësit:

  • Gjethe lakre të egër
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 2 qepë mesatare
  • 500 gr mish i grirë
  • 50 ml salcë domate
  • 1 lugë çaji spec i kuq
  • 1 filxhan çaji jo plot me oriz
  • 1 lugë çaji nenexhik i thatë
  • Kripë, piper i zi
  • Vaj ulliri sipas dëshirës

Përgatitja:

Zgjedhim gjethet më të mëdha dhe më të plota të lakrës, i vendosim në ujë të nxehtë me pak kripë dhe lëng limoni për 5–6 minuta, derisa të zbuten. Më pas i kullojmë dhe i lëmë të ftohen. Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepët e grira imët derisa të zbuten. Shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa të marrë ngjyrë. Shtojmë orizin, salcën e domates, specin e kuq, kripën, piperin dhe nenexhikun. I përziejmë mirë për disa minuta derisa përbërësit të lidhen mes tyre. Marrim një gjethe lakre, vendosim një lugë nga mbushja në mes, palosim anët dhe e rrotullojmë në formë roleje. Vazhdojmë kështu me të gjitha gjethet. Në fundin e tenxheres vendosim disa gjethe lakre për të mos u ngjitur japrakët. Vendosim të gjithë japrakët rresht, ngushtë njëri pranë tjetrit. Në fund shtojmë ujë të nxehtë derisa të mbulohen pak dhe vendosim një pjatë sipër që të mos hapen gjatë zierjes. I lëmë japrakët të gatuhen në zjarr të ulët për 40–50 minuta.