TIRANE, 20 Nëntor/ATSH/- Funksionimi i sistemit të drejtësisë dhe në veçanti të drejtat e pronësisë intelektuale janë shqetësimet e ngritura të enjten në Tiranë nga biznesi.
Zëvendësambasadori i SHBA, Henry Jardine, gjatë një takimi të Dhomës Amerikane të Tregtisë theksoi se këto çështje përkeqësojnë klimën e biznesit dhe investimeve.
'Një çështje që po e ndjekim me shumë vëmendje është reforma në drejtësi. Ky është një shqetësim shumë serioz për shumë kompani. Kur ka prombleme që duhet të ndiqen në rrugë gjyqsore kjo është sfidë për shumë biznese. Një tjetër problem që AmCham po ndjek me shumë këmbëngulje është çështja e të drejtave të pronësisë intelektuale. Ky është një problem që mund të trajtohet edhe në kontekstin e përgjegjësisë sociale të kompanive. Qeveria dhe institucionet duhet të jenë të vetdijshme për kontributin ekonomik dhe social të kompanive dhe për nevojën që ti përgjijgen bizneisit për këto probleme", u shpreh diplomati amerikan.
Dhoma Amerikane e Tregtisë organizoi sot një takim, ku fokusi ishte angazhimi i kompanive të ndryshme në Shqipëri për të qenë pranë shoqërisë, në mënyra të tilla si krijimi i vendeve të punës, mbrojtja e mjedisit, fondacione të ndryshme, trajnim për të rinjtë, etj.
Zëvendësambasadori Jardine nga ana tjetër kërkoi më shumë angazhim të biznesit në fushën e arsimit. Sipas tij, kontributi në arsim është një investim për rritjen e cilësisë së burimeve njerëzore dhe një element thelbësor për zhvillimin e ekonomisë. Kreu i Dhomës Amerikane, Mark Crawford vuri në dukje rëndësinë e përgjegjësisë për komunitetin. Ai shtoi se kjo çështja duhet të na ndikojë të gjithëve, për sa kohë jetojmë në një shoqëri të hapur dhe me marrëdhënie të ndërsjellta me njëri - tjetrin./a.gjonaj/./a.g/