PRISHTINE-Dita e dytë e Epopesë së UÇK-së ka vazhduar edhe sot me homazhet tek varrezat e të rënëve në Prekaz të Drenicës.
Qytetarë të shumtë, figura të larta politike, krerë të institucioneve qendrore dhe atyre lokale kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule mbi varret e të rënëve të familjes Jashari.
Në këtë ditë familja e komandantit legjendar Adem Jashari ka hapur dyert e kullës për vizita.
Ata u vizituan nga ministri i FSK-së, Haki Demolli, deputetët e PDK-së dhe zyrtarë të komunës së Skenderajt, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe personalitete tjera.
Të vetmit që shmangën kullën e Jasharëve janë kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Sot ata bënë homazhe tek varrezat, por nuk shkuan në kullën e Jasharëve.
Po kështu ka vepruar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili nderimet te Jasharët i ka bërë dje por pa u njoftuar mediat. As këtë vit, Thaçi nuk ka vizituar kullën e Jasharëve.
Ka pasur disa sulme ndaj familjes Jashari, për të mbërritur te luftimi i datës 5 mars, ku familja Jashari humbi jetën pas 2-3 ditësh luftimesh me ushtrinë serbe. I pari ka qenë më 30 dhjetor 1991, dhe i dyti më 22 janar 1998, gati tre muaj para ditës fatale. Për tri ditë rresht, Hamzë dhe Adem Jashari kanë luftuar me ushtrinë serbe nga datat 5-6-7 mars. Sulmi ka nisur të enjten dhe përfundoi të shtunën në një luftë të pabarabartë, ku humbën jetën 58 anëtarët e familjes Jashari
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com